Baba i një fëmije 3 vjeç, Kastriot Ramazani kërkon të nxjerrë të ardhura për familjen edhe pse ndodhet pas hekurave duke vuajtur dënimin për vjedhje. Ai është i punësuar prej disa muajsh në burgun e Durrësit dhe deri më tani nuk është paguar, por janë zbritur disa ditë nga dënimi. Tashmë me ndryshimet ligjore, Kastrioti do të marrë rrogë 7500 lekë në muaj.
"Kam pasur disa ditë pune prej tetorit, tani na kanë hequr ditë dhe na kanë thënë se do na japin rrogë. Na kanë thënë se do marrim 7500 lekë në muaj, është shumë mirë se do ia çoj fëmijët së vogël në shtëpi se dhe gruan e kam pa punë", tha i dënuari.
Për të bërë të ditur ndryshimet ligjore në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale ishte këtë të martë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ai premton se brenda këtij viti do të punësohen 380 të dënuar disa burgje.
“Janë 380 të dënuar si fazë e parë që do të punësohen në IEVP e republikës. Sot startojmë me Durrësin, ku kanë filluar punën 15 të dënuarit e parë. Është një program ambicioz, që implementohet për herë të parë me ligjin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, tha ministri Manja.
Personat që vuajnë dënimit do të punësohen dhe në sektorin privat, kryesisht me fasoneri që pritet të përshtaten brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.
“Në burgun e Fierit po diskutohet të punësohen 200 të dënuar në sektorin privat, po ashtu edhe 70 të dënuar në IEVP e Reçit. Në total siç e thashë do të jenë 380 të punësuar në këtë fazë të parë. Në lidhje me punësimet në bashkëpunim me sektorin privat, jemi në bisedime me shumë kompani, kryesisht në fushën e fasonerive”, tha Ministri o Drejtësisë.
Në projektin e punësimit do të përfshihen vetëm të dënuarit me vendim të formës së prerë. Të punësuarit në administratën e burgjeve do paguhen në masën 25 për qind të pagës së funksionit që kryejnë, ndërkohë të punësuarit në sektorin privat do të paguhen me pagën minimale.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor, 15:35
-
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
5 Dhjetor, 12:40
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor, 16:42
-
PD: Ministri i Drejtësisë të japë dorëjeqjen! Hetim pasuror Ulsi Manjës, aplikoi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë
16 Nëntor, 13:20
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor, 12:11
-
Progres-raporti i BE, Ulsi Manja me homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për kapitullin 23
30 Tetor, 09:39
-
Komisioni i Përbashkët Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe, Manja: Bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët
16 Tetor, 15:57