Të burgosurit me iPhone e kanabis në qeli, SHKB kontrolle në burgje

Të burgosurit me iPhone e kanabis në qeli, SHKB kontrolle në burgje

Foto ilustruese

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vijuar me kontrollet në kuadër të sigurisë së brendshme në burgje dhe evidentimit e kapjes së sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrolleve në burgun e Peqinit, në dhomën e një të dënuari me iniciale A.D., u kapën 3 doza kanabis. Ndërsa në burgun e Vaqarit, në dhomën e të paraburgosurve me iniciale D.R. dhe S.K., gjetën të fshehur në njërin nga krevatet një celular iPhone.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të forcimit të sigurisë së brendshme në burgje dhe evidentimit e kapjes së sendeve të ndaluara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka kryer në datë 12 tetor 2018 disa kontrolle në IEVP të ndryshme.

Bazuar në informacionet e mbledhura në rrugë operative SHKBB ka organizuar një kontroll në IEVP Peqin në dhomën e të dënuarit A.D. Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

Nga SHKBB po vijon puna hetimore për zbardhjen e përgjegjësisë ligjore të trupës së shërbimit të IEVP Peqin lidhur me këtë rast.

Një tjetër kontroll është kryer në IEVP Vaqar, pas informacioneve se të paraburgosurit D.R. dhe S.K. mbanin një telefon celular. Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndalara në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/10/2018 14:06

    Çojini në punë të detyruar lidhur me zinxhire që të nxjerrin buken e tyre , jo ti ushqejme ne e ti mbajme si bij të vetem. Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'