Të dehur dhe me shpejtësi mbi normat, policia lumë ndëshkimesh, arrestohen 15 shoferë rebelë, pezullohen mbi 100 patenta

15 shoferë janë arrëstuar gjatë fundjavës, ndërsa 135 leje drejtimi janë pezulluar për shkak te shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga 135 leje drejtimi, 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 

Sakaq janë vënë edhe 3734 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njoftimi i policisë:

Intensifikohen kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë fundjavës: 15 drejtues mjetesh të arrestuar, 135 leje drejtimi të pezulluara dhe 3734 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 135 leje drejtimi, nga të cilat 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore të ndara si më poshtë: 

1678 masa administrative për parakalime të gabuara, 1213 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 459 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë, 203 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 125 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 56 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ceni: 12/04/2021 16:49

    Pijanecet nuk duhet te shohin me lejen e drejtimit per nje kohe te gjate mbasi po ndodhin shume aksidente me pasoja te renda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut