Të shpallur në kërkim në Tiranë për vepra të ndryshme penale, dy persona ekstradohen nga Serbia dhe Greqia! Një tjetër ekstradohet drejt Italisë (EMRAT)

Të shpallur në kërkim në Tiranë për vepra të ndryshme penale, dy persona ekstradohen nga Serbia dhe Greqia! Një tjetër ekstradohet drejt Italisë (EMRAT)

Foto ilustruese

Dy persona janë ekstraduar nga Serbia dhe Greqia drejt Shqipërisë ku kanë dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu edhe një person është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë ku ishte i dënuar me 8 vite burg për trafik droge.

Konkretisht, u ekstradua nga Athina drejt Tiranës 30 vjeçari i identifikuar si K.R, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2019 gjykata e kryeqytetit i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.

Nga Beogradi drejt Shqipërisë është ekstraduar Almario Vojviç, 29 vjeç i cili ishte dënuar me 2 vite burg për tentativën për të kaluar jashtë kufirit emigrantë të paligjshëm dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje.

Ndërsa është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Klodjan Hajderlli, 43 vjeç, banues në Elbasan, i arrestuar më parë nga shërbimet e DVP Elbasan, për këtë qëllim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në muajin mars të vitit 2022, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë