Dy persona të dënuar me 8 dhe 5 vite burg në Shqipëri janë ekstraduar sot drejt Shqipërisë. 2 të kërkuarit janë ekstraduar nga vendet fqinje Itali dhe Greqi, të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi i shtetasit shqiptar Mark Marku 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras .
Shtetasi Mark Marku ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë me shkresë 183/1 dt.13.12.2013, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr.22, dt.07.03.2013, të Gjykates se Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka vendosur dënimin e tij me 8 vite burg, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur", të parashikuara nga nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi me vendimin nr. 83 datë 16.02.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë