Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme formularin për deklarimin e  pasurisë 4 personave në Lezhë të dënuar për prostitucion dhe lëndë narkotike.

Konkretisht OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë nga shtetasit:

-Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

-Albin Dodaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Lulëzim Zefi , banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.