DURRËS - Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Durrës  me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Policia vendosi në pranga Ilir Plakun, 55-vjeç banues në Durrës pasi është dënuar nga gjykata e Cagliari-t në 2014 me 5 vite dhe 11 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Gjithashtu është arrestuar dhe Braniol Liço, 45 vjeç për të cilin është dhënë një dënim nga gjykata e Apelit në Brescia në vitin 2016 për trafik ndërkombëtar droge dhe organizatë kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë ku do të vuajnë dënimin e tyre.