Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi ditën e sotme (4 shtator) formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion në vende të huaja.
Bëhet fjalë për Latif Gurguri, Mikel Hyka të dënuar për trafik droge në Itali dhe Zvicër si dhe për Klodian Thomaj e Arben Shehaj të dënuar për drogë dhe prostitucion në Itali.
"Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Latif Gurguri banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Mikel Hyka banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Klodian Thomaj banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Arben Shehaj banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special" - njoftoi policia.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet
7 Janar, 20:02
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Elbasan/ Pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës, bie në pranga 60-vjeçari! Theu masën e sigurisë dhe nuk iu bind policisë të ndalonte
1 Nëntor 2024, 11:25
-
Kukës/ I dënuar në Maqedoni për trafik droge, vihet në pranga 38-vjeçari nga Kosova! Tentoi të hynte në Shqipëri
29 Tetor 2024, 09:08
-
Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
8 Gusht 2024, 15:49
-
Italia e kërkonte për trafik droge, 45- vjeçari arrestohet në Elbasan! Do ekstradohet
3 Qershor 2024, 10:31
-
Gjyqet e komunizmit, çelet ekspozita e rrallë në Shkodër! 150 fotot e të dënuarve tek muzeu ‘Marubi’: Nga imazhet e Musine Kokalarit, te Anton Harapi
30 Dhjetor 2023, 17:35
-
Vrasës e trafikantë mbushin qelitë e burgjeve! Më pak dënime për përdhunime, sociologu: Kanë frikë të denoncojnë
27 Tetor 2023, 16:29
-
Sulmi terrorist në Bruksel, dënohen pas 7 vitesh bombarduesit
26 Korrik 2023, 09:09
-
Shiste kokainë e ekstazi në lokalet e plazhit, arrestohet 18-vjeçari në Golem (EMRI)
1 Korrik 2023, 10:03
-
Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë
23 Mars 2023, 08:28
-
Policia bën ‘bilancin’, 564 të arrestuar gjatë muajit janar, u goditën 203 raste kriminale në shpërndarjen e drogës
5 Shkurt 2023, 14:25