Të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh, ekstradohen 3 persona, dy nga Belgjika një nga Italia

Të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh, ekstradohen 3 persona, dy nga Belgjika një nga Italia

Gjon Menga, një prej të ekstraduarve

TIRANË-3 persona janë ekstraduar në Tiranë për t'u përballur me drejtësinë shqiptare të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh të ftohta. Të ekstraduari janë 2 nga Belgjika dhe një nga Italia.

Ekstradohet nga Belgjika një 56-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Ai është Gjon Menga lindur në Mamurras, Kurbin. Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, pasi në vitin 2004 ka vrarë me armë zjarri një person dhe plagosi 4 të tjerë.

Gjithashtu nga Belgjika u ekstradua edhe Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta".

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma i Manol Begajt alias Martin Begaj 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim për vrasje e një personi në Berat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës