Kush janë tre të shumëkërkuarit e radhës! Mes tyre Dritan Rexhepi, mjeshtri i arratisjeve nga burgu i akuzuar edhe për Jan Prengën

Kush janë tre të shumëkërkuarit e radhës! Mes tyre Dritan Rexhepi, mjeshtri i arratisjeve nga burgu i akuzuar edhe për Jan Prengën

Dritan(Gramos) Rexhepi , Bledar Mneri dhe Gazment Nebiu

Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat për tre persona të tjerë të kërkuar për vrasje të cilët tashmë janë objekt i punës së njësisë së kërkimit. Mes të shpallurve në kërkim janë Dritan Rexhepi i cili ka vrarë dy persona në 1999 për të cilën është dënuar me 25 vite burg. 

Njoftomi i policisë
Tre personat e tjerë  të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit Dritan(Gramos) Rexhepi. Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Profili i Dritan Rexhepit
Dritan Rexhepi ndodhet në burg në Ekuador, ndërsa është i përfshirë në pengmarrjen me pasojë vrasjen e Jan Prengës në 17 janar në Kamëz. Dritan Rexhepi, monitoronte dhe kontrollonte linja të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunonme M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Kush është Dritan Rexhepi
Dritan (Gramoz) Rexhepi është dënuar me 25 vite burg si autor i vrasjes së dy policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë. Në vitin 2006 ai është kapur nga policia “Hotel Tirana” në qendër të kryeqytetit së bashku me një person tjetër, ku të dy kanë qenë të armatosur me pistoleta. Sipas akuzës të dy të rinjtë ishin vrasës me pagesë dhe Dritan Rexhepiu dërguan në komisariatin e Policisë në Durrës, pasi ishin dënuar nga gjykata e këtij qyteti për krimin në Fushë-Krujë. Dy të rinjtë i lanë në komisariat me qëllim që dy ditë më pas dilnin para Gjykatës. Atë natë filloi legjenda e arratisjeve të vlonjatit. Gramoz Rexhepi mundet të përfitojë nga hutimi i efektivëve që duhej të ruanin të prangosurit, që nuk kishin marrë masa të fortë sigurie brenda në komisariat. Madje, ata kishin vendosur t’iu linin dyert hapur me qëllim komunikimin me njëri-tjetrin.

Sipas përshkrimeve të bëra nga dëshmitarë të asaj ngjarjeje Dritan Rexhepi gjen momentin e përshtatshëm për t’u shkëputur nga vëmendja e policëve roje. Ai ndryshon xhupin, duke e kthyer anën e brendshme për të jashtme, dhe niset në drejtim të daljes me një dosje nën krah, që gjeti mbi një tavolinë dhe kaloi pa asnjë problem edhe rojen tek dera e jashtme. Pavarësisht alarmit dhe kërkimeve nga policia i riu vlonjat nuk u kap dhe nga ky moment filloi “telenonela kriminale” e Dritan Rexhepit me shumë episode arratisje spektakolare nga burgjet e Europës dhe akuza për aktivitet criminal nga 4 shtete të ndryshme europiane veç Shqipërisë.

“Karriera” në Europë
Pas ikjes spektakolare nga komisariati i Durrësit, emri i Gramoz Rexhepit ka dalë disa herë në skenë si i arrestuar nga policitë e vendeve të ndryshme europiane, por më pas edhe për arrtisjet e tija nga burgjet e këtyre vendeve. Gramoz Rexhepi u arrestua në Itali në fillim të vitit 2011, pasi kërkohej nga Holanda si i akuzuar për trafik droge. Por, vetëm pak kohë më pas në 17 mars 2011, Rexhepi së bashku me dy shqiptarë të tjerë u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Vogera-s në Pavia. Dritan Rexhepi, Ylli Ndoji dhe Leonard Myrtaj, që të tre të akuzuar për krime të rënda arritën të arratiseshin atë natë.

Myrtaj u arrestua pak kohë më vonë në Vlorë, ndërsa Rexhepi u arrestua më vonë në Barcelonë, ku vodhi një bankë. Rexhepi dhe grupi i tij goditën një nga bankat më të mëdha të Barcelonës pikërisht ditën e 29 majit 2011, kur qyteti i Katalonjës po festonte triumfin e skudrës së futbollit që kishte fituar “Champions League”. Kjo vjedhje bëri bujë të madhe dhe policia vendase arriti që të kapte grupin e shqiptarëve mes të cilëve i shumë kërkuari Dritan Rexhepi.

Nga aty nuk dihet asnjë e dhënë se si ka mundur që shqiptari, emri i të cilit lakohet si ndër më të rrezikshmit e Europës, të jetë larguar nga duart e drejtësisë spanjolle. Ajo që dihet me sigur është që pas disa muajsh ai shfaqet në Belgjikë. Autoritetet belge e arrestuan shqiptarin dhe e dërguan të qëndronte në burgun e Merksplas në Antverp, në tetor të vitit 2011. Duke qenë se Rexhepi nuk kishte bërë ndonjë krim të rëndë në Belgjikë dhe ishte në pritje të ekstradimit të tij në drejtim të Italisë, u la në një burg të sigurisë së ulët, ku ai pa ndonjë problem u arratis sërish.

Si u zbulua në Ekuador
Duke qenë se kërkohej nga pesë shtete; Italia, Holanda, Belgjika, Spanja e Shqipëria, duket se Rexhepi vendosi që të rrinte ca kohë larg Europës duke kaluar në anën tjetër të Oqeanit Atlantik. Gjurmët e tij zhduken për shumë kohë për t’u rishfaqur pas 3 viteve në 2014 në Amerikën e Jugut, më saktësisht në Quito të Ekuadorit. Ai është arrestuar në fundin e qershorit 2014 në Quito të Ekuadorit, në një superoperacion policor vendas ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë. Në këtë grup ndërkombëtar ishin shumë të huaj dhe policia vendase kërkoi ndihmën e Interpolit për identifikimin e tyre.

Dritan Rexhepi ka qëndruar për më shumë se një muaj në burg, i paidentifikuar derisa Interpoli zbuloi se kishte bërë një goditje të madhe duke kapur një nga kriminelët më të kërkuar në Europë. Fillimisht askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë. Është dashur verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij. Gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari, në atë kohë, nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

Bledar Mneri
Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vrarë shtetasin V. B.  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Gazment Nebiu
Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Retaliate: 02/03/2020 22:13

    A kta evgjitet kur i fryn era ngjiten po skan fare qendrim pz Per gentin me komentin qe bon Dhe mos me qen jevg ti don Kesh mixing e genes me vk se jevgu

    Përgjigju
  • Selenice: 02/03/2020 08:22

    Evgjite vlonjate

    Përgjigju
  • Sylejmën Osmën Sylejmëni: 01/03/2020 20:43

    Vlonjëtë!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 01/03/2020 19:19

    Nuk di ti pergjigjem komentit te ketij zotris me emrin genti sepse cdo njeri ka mendimet e veta, por PER DERI SA KA NJEREZ QE MENDOJNE KESHTU SIC MENDON KY E THEM ME PLOT GOJEN QE NUK KA PER TU BO KURR KY VEN ME VJEN KEQ.

    Përgjigju
  • genti: 01/03/2020 16:34

    bledi rremes nga cunat me trima te tirones. ne 1996 ka plagos me thine 3 oficera te shikut per shokun e vet ronin e shallvareve. ne 1998 ka vra altinin oficerin e briskut se ja digjeneru vellain erjonin gjet rahmet qe me pas e vrau nje nga vellezeit e ati policit. pastaj vrau ate ne dajt se i boni gol me dyqonin. cun me zemer eshte por dhe shume i prape.

    Përgjigju
    • parisi vogel: 02/03/2020 22:34

      o dulle rri urt me lali mos fol shum se ska lezet ti po je burr thuj kush je e vij ta tregoj une kush esht ai jevgu

    • Jevgu: 02/03/2020 10:01

      Po jevg trim skam par un apo esht si pajtim gabeli po kush qi per jar hasen e leshin qe thua ti ne shqiperi a se harova esht dhe nj jevg na fieri qe mbahet duet te njihen

    • Dulla: 02/03/2020 00:43

      Ok Gento, me shkoje menja qe duhet ta njofesh me koh,une e thash ne pergjithsi. Se ktu komentojne nga her si kodra mas bregut. Ciao

    • Per ty prap genti: 02/03/2020 00:02

      Aha, atehere ky bledi rremes qe thua ti mund te jete cun me zemer po qenka ushtar ne tirane. Nuk qenka nga te fortit qe Kane njerezit e vete e komandojne vete ne zona te caktuara.

    • genti: 01/03/2020 22:22

      o dulle po tregoj bemat sme entuzjazmon krimi po kultura ke ngatru adrese me mu. po kete e njoh qe kalama se e kam moshatar plus dhe kemi qene afer me lagje. kurse per komentusin tj qe do te di mqs ky komandon ne tirane dua ti them jo ne tirane komandojne tan dajti mili parkut dhe dy vllezer qe komandojne ne gjithe shqiperine jo vetem tiranen quhen met dhe jar hasa persaonat me te rrezikshem qe ne vitet 90 shume pak ose aspak i njohin per fytyre jane autore te vrasjeve me te bujshme mirin e xhikes, gon labin, denis cucin etj.

    • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 01/03/2020 20:50

      Efgjite!

    • Per ty genti: 01/03/2020 20:46

      Kush eshte KY bledi rremes? Eshte i forte ne tirone. Ka njerez apo nuk e perfill njeri nga te fortit qe komandojne ne tiron?

    • Dulla: 01/03/2020 20:37

      O gento kan qene ato shiksat e saliut, ato kishin lone delet ne Mal, krraben vare ke fiku ene i boni sala gjith shiksa e policia, te shkoj Bledi Rremes sot po' nuk ja varen breket ne qaf, po e Tha tamon ai komentusi ma nalt nuk bohet ai ven ku ka akoma njerz qe komentojne si puna jote. se vetem ne shqipni komentojne me entusiasmo te modh per i si puna ketit ktu nalt.

    • Alb: 01/03/2020 20:28

      Cun nona ta kishim ber minister.

    • genti: 01/03/2020 19:59

      jevg eshte po e ka zemer sa per 10 te bardhe si ben syni terr fare.

    • DJ: 01/03/2020 19:25

      Si jevg duket??

  • kapitullim: 01/03/2020 15:56

    kapitullim i shtetit fasade. Po kakami ka vdek,Rexhepi ne burg unjep intervista pse beni showw o shtete legen qe te kan ren breket ne fund te kembve dhe sdi ca ben tani

    Përgjigju
    • Selenice: 02/03/2020 08:23

      Hahahahaha o Miri bravo

    • Miri: 01/03/2020 20:47

      kapitullim, Faik, xXx, vezhguesi, vlore, vlonjati, vlore2 eshte i njejti person me shume emra qe komenton. Është një vlonjat i semure me shume profile.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve

Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve