Të dielën e 30 marsit, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta përpara, dhe në orën 2 të mëngjesit, ata do të tregojnë orën 3. Kjo do të thotë më pak gjumë për ne, por një ditë më të gjatë. Por sa ndikon kjo praktikë në shëndetin e njerëzve?
Sipas psikiatres Arjana Reli, ky ndryshim nuk është gjithmonë i lehtë për t’u përballuar, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë përshtatjen me ritmet e reja.
“Ndryshimi i orës bëhet edhe në periudhë pranvere, që vetë pranvera nuk është një stinë që nuk ndikon pozitivisht. Çdo ndryshim në ciklin e gjumit shoqërohet me çrregullim të përqendrimit, më një nervozitet pak më të shtuar, me luhatje emocionale më të shprehura”, shprehet psikiatja Arjana Rreli.
![]()
Personat që vuajnë nga ankthi mund ta përjetojnë edhe më keq këtë tranzicion.
“Një person që sa ka filluar trajtimin e gjendjes së ankthi, kjo gjë i ndikon më tepër sepse është në hapat e para të një përmirësimit të gjendjes ku është përfshirje edhe ndryshimi i gjumit”, - thotë Rreli.
Në aspektin shëndetësor, Rreli thotë se ndryshimi i orës do të ishte mirë të mos praktikohej.
“Përsa i përket impaktit në shëndet, do te ishte më mirë që mos të kishte ndryshime”, thekson mjekja.
Ndryshimi i orës u zbatua për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bë praktikë e rregullt në vitin 1972 me qëllim kursimin e energjisë. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur diskutime për shfuqizimin e tij. Që nga viti 2021, Këshilli i BE-së i ka kërkuar Komisionit Europian një vlerësim të detajuar mbi ndikimet e këtij ndryshimi, por vendimmarrja ka mbetur pezull.
Nga ana tjetër, disa vende si Turqia, Rusia dhe Bjellorusia kanë zgjedhur të mos e zbatojnë ndryshimin e orës, duke e ruajtur të njëjtin orar gjatë gjithë vitit.
G.M./r.k./Shqiptarja.comKomente

