Të dielën duhej të luhej java e 7, por bojkoti detyron FSHF-në të rimodelojë kalendarin e Superligës

Të dielën sipas kalendarit të publikuar nga sektori i garave në FSHF Superliga do të duhej të zhvillonte javën e shtatë, por për shkak të bojkotit nga Liga Profesioniste topi ende nuk ka nisur të rrotullohet. Gjithsesi duke iu referuar deklaratave të presidentit Duka një ditë më parë pas takimit me Ramën, ka optimizëm se fundjavën e ardhshme skuadrat do të zbresin në fushë, pas asaj që njihet si faza më e gjatë përgatitore.

Për rrjedhojë në FSHF nuk duan të kapen të papërgatitur kur të hapet drita jeshile nga qeveria dhe për këtë arsye kanë menduar për rimodelimin e strukturës së zhvillimit të ndeshjeve. Ideja është që kampionati të mbyllet deri më 22 maj, për shkak se në qershor luhet kampionati europian dhe UEFA nuk lejon të shkohet përtej kësaj date.

Në funksion të kësaj sektori i garave përveç shtimit të ndeshjeve në mesjavë po mendon edhe për tkurrjen e takimeve në Kupën e Shqipërisë. Sipas burimve në FSHF ideja është që dy turet e para të luhen me tek ndeshje dhe jo me dy siç janë luajtur gjithmonë.

Superliga shqiptare ka 4 faza me nga 9 ndeshje, në total 36, ndërsa kategoritë më poshtë vijojnë me formula të ndryshme. Deri më tani përveç Superligë, për kategoritë e tjera nuk ka ende një formulë të saktë përveç shtimit të ndeshjeve në mesjavë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor