Dhimbjes së shkrimtares së njohur, Flutura Açka, e cila humbi djalin e vetëm në moshën 18-vjeçare i është bashkuar dhe shkrimtarja Yllka Filipi.

Përmes një mesazhi rrëqethës, shkrimtarja Filipi është munduar të ngushëllojë Fluturën për humbjen e djalit. Ndër të tjera, shkrimtarja shkruan se “në pranverën e tetëmbëdhjetë, në agun e së dielës së dasmave…biri yt i vetëm, zgjodhi të largohet në qiell”.

Megjithatë ajo i thotë të marrë forcë nga jehona e buzëqeshjeve të tij, tingujt e zërit të tij, e të jetojë me ëndrrën e tij!

M'u trand shpirti, sa dhimbje dhe lot! Qofte i Parajses dhe i Prehrit te Zotit Biri Yt i Shtrenjte dhe i Vetem Flutura! I paharruar qofte Kujtimi i Tij! Ne kete rrugetim te shkurter dhe te trazuar tokesor, i rende ky lajm, plumb! Gjeje udhen, o Meme e Pikelluar, jeto me Driten e Shpirtit e Tij, jeto per Te! Jeto me Jehonen e Buzeqeshjeve te Tij, jeto me Tingujt e Zerit te Tij, jeto me Endrren e Tij!

Pikerisht ne Pranveren e Tetembedhjete, ne agun e se Dieles se Dasmave, ende pa shkrepur Dielli majave, brigjeve e shkrepave, Biri Yt i Vetem, zgjodhi te largohet ne Qiell, ne moshen kur gjithe bashkemoshataret e Tij, shkeputen nga foleja prinderore, drejt aventures per ne Zemer te Jetes! Jerini perzgjodhi nje tjeter Rruzull, ate Boten e bardhe si Shpirti, pa re e mjegulla, se stuhite jane vetem te Tokes! Ndonje Zane ta rrembeu, idhnake si Ato!!! E pa ashtu te bukur, te njome, me drite...Dhe netet e zeza, nuk jane te Qiellit, nete eterike!!! Perjetesia eshte atje! Paqja qofte e jotja Flutur! Jam e bindur se do ta prekim e ndiejme Jerinin ne shkrimet e Tua, per ta dashur pafundesisht e perjetesisht bashke me ty!❤

Shkrimtarja Yllka Filipi


(Mesazhi i shkrimtares Yllka Filipi)