Të dielën ndryshon ora, akrepat
shkojnë 60 minuta përpara 

Të dielën ndryshon ora, akrepat<br />shkojnë 60 minuta përpara 
Këtë të dielë do të bëhet ndërrimi i orës, pasi akrepat e saj do të shkojnë 60 minuta përpara, ashtu siç ndodh gjithmonë në të dielën e fundit të marsit.
 
Ndërrimi i orës do të bëhet në orën 02:00 të kësaj të diele, që do të thotë se duke filluar nga kjo e ditë në do të zgjohemi plot një orë më herët për aktivitete të përditshme.
 
Ne do të jetojmë me këtë orë për  shtatë muaj, teksa ajo do të rikthehet përsëri ashtu siç ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit.
 
Ne do të mundësi që ta shfrytëzojmë shumë më mirë ditën, pasi ajo do të jetë më e gjatë në krahasim me atë që është tani.
 
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.
 
Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.
 
Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

ndryshimi ores

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament