Të dielën do të luhet java e dytë e Superligës me katër ndeshje në orën 13:45 dhe Skënderbeu-Vllaznia në 16:45. Mbi të tjera spikat sfida mes Partizanit dhe Kukësit, dy ekipeve që në javën e parë u mposhtën respektivisht nga Kastrioti dhe Tirana. Interesant është edhe fakti që Skënder Gega do të vihet përballë ekipit që e shpalli kampiona pas 26 vitesh. Ndërkohë në prag të takimit trajneri i Partizanit Ilir Daja është shprehur:
“Nesër do jemi më shumë të kujdesshëm, që të kemi më shumë ekuilibra në ët gjitha fazat. Do shohim edhe çfarë strategjie do të ketë kundërshtari. Ndeshja e nesërme i ka të tria rezultatet brenda. Edhe Kukësi do të bëjë të njëjtën gjë, do kërkojë tre pikët,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.
Tirana që ndeshjen e parë mposhti Kukësin të dielën do të presë në stadiumin e Kamzës skuadrën e Teutës, e cila barazoi të mërkurën 1-1 me Skënderbeun. Bardheblutë kërkojnë një tjetër fitore, për të treguar se këtë sezon janë skuadra për t’u mundur.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Teutës luajmë kundër një kundërshtari që synon titullin kampion dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren,ʺ-u shpreh Emanuele Egbo, trajner i Tiranës.
“Këtu të gjitha ndeshjet janë të vështirë, Prandaj them që çdo ndeshje është e fortë dhe e rëndësishme. Ne ashtu siç luajmë ndaj Tiranës luajmë edhe ndaj të tjerëve,. Megjithatë të shikojmë, fusha vendos gjithçka,”-u shpreh Edi Martini, trajneri i Teutës.
Dy ndeshjet e tjera të orës 13:45 janë Apolonia-Bylis dhe Laçi-Kastrioti. Ndërkohë pak orë më vonë do të luhet Skënderbeu-Vllaznia. Shkodranët do të kërkojnë një tjetër fitore pas asaj me Apoloninë dhe sipas trajnerit Thomas Brdariç skuadra nuk duhet të presë që ndonjë mrekulli t’i vijë nga qielli.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)