Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

E diela në "O2 Arena" të Londrës do rikthejë në ring Florian Markun. Boksieri shqiptar do përballet me Chris Kongo më 31 mars në peshën deri në 66.7 kilogramë, teksa në ring dueli do jetë me 12 raunde.

Përpara ndeshjes Marku foli për "Sky Sport" ku tha se kundërshtari duhet ta hedhë "Knock Out" në tapet pasi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Lushnjari shton se nuk është rastësisht në këto nivele, duke i 'hedhur dorezën' e sfidës kundërshtarit.

"Ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Ai erdhi sikur të isha askushi, më ndërpreu intervistën dhe e shtyva”, ka thënë Marku.

“Ai pëlqen të ngacmojë njerëzit. Por nëse e ngacmojmë atë, ai do të ndalet. Tani ai ka atë që dëshironte. Kjo është ajo që ai donte. Ai donte që kjo sfidë të ndodhte dhe tani ai e ka atë. Ne do të shohim më 31 mars nëse ai do të pendohet për zgjedhjen e bërë”, u shpreh Marku për mediat.

Marku paralajmëroi rivalin anglez.

“Për të më rrahur duhet të më hedhë 'KO' sepse unë nuk dorëzohem. Nuk më intereson çfarë do të sjellë sfida, unë do të bëj punën time dhe do ta përmbush ëndrrën time sido që të jetë. Unë e di se sa shumë punoj, e di se çfarë jam i aftë.

Më 31 mars do ta shohim. Unë do ta tregoj. Ai më nënvlerëson mua, ashtu siç kanë bërë të gjithë. Ndoshta se unë vij nga një sport tjetër si MMA dhe kickboksi dhe nuk jam vërtet me përvojë në ring, por ata harrojnë se jam i pamposhtur. Kur ata janë brenda në ring me mua, e ndjejnë se sa shumë e dua fitoren, se sa ndryshe jam. Tani do t’i dëshmoj njerëzve dhe Kongo se nuk jam këtu se kam pasur fat”, ka pohuar Marku.

Armiqësia mes dy boksierëve nisi fillimisht me një grindje në një konferencë shtypi vitin e kaluar. Tani rivaliteti i tyre do të përfundojë kur ata të duelojnë pas dy ditësh në Londër.

Kujtojmë se Florian Marku në boksin profesionist ka zhvilluar 14 duele, 13 nga të cilat janë fituar nga shqiptari dhe një ka përfunduar në barazim.

S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin