Një konferencë e FBI-së mblodhi për herë të parë në Tiranë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të Byrosë Feredale të Hetimit, si dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e hapjesë së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë shqiptar në fushën e policisë dhe drejtësisë.
Egon Loli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha në ‘Studio Live’ se kjo konferencë është më shumë për ndarjen e përvojave sesa për ndonjë hetim
“Bëhet fjalë për konferencën e 42-të për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin. Jemi në kohën e luftës hibride. Kjo konferencë është më shumë për ndarjen e përvojave sesa për ndonjë hetim, por nuk mund të themi se në Shqipëri erdhën agjentët e FBI-së. Megjithatë ka një farë rëndëie për rajonin ky takim”, tha Loli.
Më tej ai foli dhe për takimin e presidentit amerikan Donald Trump me atë kinez Xi Jinping. Sipas Lolit Trump po e zhvillon këtë takim që të ketë mbështetjen e Kinës - për t'i ushtruar presion Iranit për një marrëveshje të mundshme për fundin e luftës.
“Ky është takimi dytë, i pari ishte në maj. Ky takim duket si ndeshje miqësore. Duket sikur Trump do të ketë presionin e Kinës karshi Iranit për një marrëveshje të mundshme. SHBA dhe Kina janë dy fuqi reale që mund të modelojnë botën. Në biznes ata janë shumë më afër seç mendojmë, biznesi sheh interesin”, tha ai.






Komente
Komento