‘Të djegurit’ e Vettingut/ Shameti në Report Tv: Avokatët nuk mund të penalizohen, ligji me ‘OK’ të Euralius

TIRANE-Drita jeshile e PS-së në Komisionin e Ligjeve për të djegurit e Vettingut që mund të bëhen avokatë ka shkaktuar debatin e radhës mes shumicës dhe opozitës.

Edhe pse më parë e kundërshtuan, socialistët kanë ndryshuar qëndrim duke u dhënë një tjetër shans gjyqtarëve dhe prokurorëve që përjashtohen nga sistemi i drejtësisë nga procesi i Vettingut.

Relatori Adnor Shameti i ftuar në studion e emisionit ’45 MINUTA’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se opozita (LSI, pasi PD nuk ishte në komision) e kundërshton, por neni i projektligjit ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve.

Ligji ka miratimin e EURALIUS, por edhe neni 13 i ligjit për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe fitimin e titullit është i dakordësuar dhe e kemi kaluar në frymën që ndërkombëtarët kishin insistuar. Gjyqtarët dhe prokurorët mund të dështojnë në vetting, por nuk mund të shkelin Kushtetutën duke i përjashtuar, i kemi tejkaluar sentimentalizmat. Deputetët e PD nuk ishin të pranishëm. LSI ka qenë kundër këtij projektligji, në parim u votua kundër. Pastaj varet nga klientët nëse duan një avokat të pastër, apo jo, pasi është profesion i vetërregulluar

Adnor Shameti

Deputeti i PS nuk është kundër që edhe avokatët të kalojnë Vettingun.

Është profesion i vetërregulluar, ligji i vettingut nuk ka asgjë të keqe. Nuk e kemi diskutuar, nuk është shtruar, ne e kemi kaluar në këtë gjuhë, por në vetvete jam pro vettingut edhe për avokatët, që janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Jam që të bëhet vettingu edhe për politikanët.

Adnor Shameti

Sot para Vettingut doli kryeprokurorja Arta Marku, e cila pritet që ta kalojë, pasi nuk janë konstatuar probleme me pasurinë, por çfarë ndodh sipas Shametit, nëse nuk konfirmohet?

Ligji është i qartë, do të zbatohet e gjithë procedura që bëmë në rastin e prokurorit të përkohshëm, do të zgjidhet një tjetër

Adnor Shameti

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjere ky komb.: 03/07/2018 23:39

    Po si do punojne avokat kriminielt qe lirohen nga KPK.Ku eshte vetingu ??????.....TURP TURP TURP.

    Përgjigju
  • Fredi FLAMA: 03/07/2018 21:43

    Vaftë në DJALL dhe FERR gjithë Politika Shqiptare e këtyre 28 Vjetëve pa përjashtim. Plehra dhe Kriminelë janë që të gjithë! Mos i Gëzofshi dhe i Vjedhshi GJAK dhe HELM nga GOJA dhe nga BYT.A ishalla O ZOT , bashkë me ato FAMILET tuaja të ZGJEBOSURA . ISHALLA SËMUNDJE KANCERI ju bëfshin të gjithëve juve HAJDUTËVE të POLITIKËS

    Përgjigju
  • Pse: 03/07/2018 20:56

    Avokatet nuk penalizohen? Avokatet jane sekseret e gjygjtareve dhe prokurore or ti shoq.

    Përgjigju
  • agim: 03/07/2018 20:09

    Ata te PS ne ekomisjon na hangshin mutin.Vetem treguan se jane hajdute dhe te lidhur me ajdute,zoti i mallkofte: I heqin nga dera e i futin nga dritarja. Tani keta hajdut i maarrin paret direkt jo si me pare permes sekserve.

    Përgjigju
  • Fredi KOLERA: 03/07/2018 19:29

    O ju Qif.ha VETTINGUN dhe kush ka bërë VETTINGUN ???!!! Kshu ishte ky VETTINGU ??!! Po EDI RAMA Mashtruesi tha ,që të gjithë ata të KORRUPTUARIT që dalin nga Sistemi dhe NUK Justifikojnë PASURINË , do shkojnë PRAPA HEKURAVE !!!!!!??!! Unë Personalisht në VOTIMET e Radhës Nuk marr pjesë , po NUK u Shemb gjithë kjo Klasë Politike MAFJOZE , që duan PUSHTETIN vetëm për të ZHVATUR , GRABITUR dhe VJEDHUR gjithçka !! HAJDUTËT do bëhen AVOKATË !???!!! O ZOT ç'farë bëhet kështu në Shqipëri ??!! E kanë marë KRIMINELËT , HAJDUTËT , HORRAT dhe TRADHTARËT këto 28 VJET !! VDEKJE e TRADHTARËVE AntiShqiptarë dhe KryeHAJDUTËVE të POLITIKËS .

    Përgjigju
  • Dhe: 03/07/2018 19:20

    Nerastese shkarkohet Arta Marku nga vetingu,ju lutem kerkojini leje p.d se ke te vendosni ne vend te saj mos harroni edhe lesh-eline se keto djegin parlamentin,siç doshin ta digjnin reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Çentrale: 03/07/2018 18:19

    Po pse ore kjo ishte vetingu. Kush thotë që avokati duhet të jetë i korruptuar se ska gjë. Vetingu duhet të jetë për të gjithë sistemin e drejtësisë. Populli këtë do, e keni kuptuar o jo????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur