Dy skuadra të etura për pikë, që premtojnë të bëjnë gjithçka për fitoren. Kështu mund të përkufizohet përballja mes Porto-s dhe Napoli-t që luhet sonte në orën 21:00 në Portugali për xhiron e katërt të fazës së grupit në Champions League. Askush nuk e priste që pas 3 ndeshjeve të para Porto të kishte 0 pikë, ndërsa Napoli për të dytin sezon me rradhë rrezikon të eliminohet që në fazën e grupit. Italianët e nisën kompeticionin me dy humbje, ndërsa dy javë më parë morën fitoren e parë në Champions. Një ecuri që duhet të vijohet edhe pas disfatës me Juventusin në kampionat, teksa trajneri Allegri është shprehur se ‘skuadra e ka ende në dorë fatin e saj’.

Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 me AEK-un e Stavro Pilos dhe Strakoshës që do të përballet me Real Madrid. Për grekët është një sfidë jashtëzakonisht e vështirë, por njëkohësisht edhe prestigjoze, teksa Pilo pritet titullarë, ndërsa Strakosha është i dëmtuar.

Në të njëjtën orë një duel shumë i ndezur pritet në Turqi mes Fenerbahce-s dhe Liverpool. Vendasit kanë vetëm 2 pikë pas 3 ndeshjeve të para, ndërsa Liverpool është me pikë të plota.

Duele të tjera interesante në orën 21:00 janë Dortmund-Betis, Lens kundër Como-s, por edhe Leipzig-Manchester City. Sakaq në program janë edhe sfidat PSV-Club Brugge, Viking-Sabah, por edhe Slavia Prague-Arsenal. ‘Topçinjtë’ e Arteta-s vijnë pas barazimit me Bayern Munchen dhe sonte duan me patjetër të rikthehen te fitoret, pasi synojnë të luftojnë për vendin e parë në grup që aktualisht mbahet nga Paris SG.