Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bakllava me petë, kadaif e arra dhe Mish i marinuar me uthull balsamike

Bakllava me petë, kadaif dhe arra

Përbërësit:

500 gr kadaif

500 gr peta bakllavaje

600 gr arra

300 gr gjalp

100 ml vaj Olim

1 lugë kafe kanellë

Sherbeti

1.2 kg sheqer

900 ml ujë

1/2 lëng limoni

2-3 feta limon

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe pak vaj. Copëtojmë kadaifin me duar dhe e vendosim atë në një tepsi dhe e vendosim në furrë për 10 minuta, në temperaturën 180 gradë Celsius për ta tharë pak. E spërkatim me  gjalp të shkrirë.

Shtojmë te kadaifi arrat e copëtuara, kanellën dhe i përziejmë mirë së bashku.

Në zjarr vendosim 1 kg 250 gr sheqer, 950 ml ujë, lëngun e gjysmë limoni, 2-3 feta limon dhe e lëmë të ziejë në një temperaturë mesatare nga momenti i zierjes 7-8 minuta dhe e largojmë nga zjarri pas 7-8 minutash të zierjes.

Lyejmë një petë me gjalp dhe e vendosim mbi të petën e dytë, e spërkatim gjithashtu me gjalp.

Vendosim horizontalisht nga skaji i majtë në të djathtë në vijë horizontale me kadaif dhe arra. Mbështjellim petën role dhe e vendosim rolenë në një tepsi të lyer me gjalp. Kështu vazhdojmë derinë përfundimin e petëve dhe kadaifit.

Presim bakllavanë me kadaif në copa dhe e vendosim në furrë për tu pjekur në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 30-25 minuta. E nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lëmë t’i bjerë temperatura. Kur të jetë gjysmë e ngrohtë e sherbetosim me sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa sherbeti të përthithet nga bakllavaja me kadaif dhe të ftohet. Atëherë mund ta shërbejmë.

 

Mish i marinuar me uthull balsamike

Përbërësit:

800 gr tul viçi (ramstek)

60 gr uthull balsamike

3 lugë gjelle vaj Olim

60 gr mjaltë

2 lugë gjelle salcë soje

1 lugë kafe piper pikant

2 thelpinj hudhra

Piper i zi

Dafinë, rozmarinë

Përgatitja:

Presim mishin me kubikë (sa një kafshatë) dhe i vendosim ato në një tas, ku do të shtojmë uthull balsamike, vaj, mjaltë, salcë sojë, piper pikant në copa, 2 thelpi hudhër të grirë hollë, piper të zi, dafinë, rozmarinë.

Përziejmë kubikët e mishit duke i lyer mirë. E mbulojmë tasin dhe e lëmë mënjëanë për 2 orë që mishi të marinohet.

Pas 2 orësh e kullojmë mishin mirë dhe e vendosim në një tigan me pak vaj,  të cilin e kemi lëmë të nxehet. Skuqim mishin nga të gjitha anët sa të ndryshojë ngjyrë dhe e servirim duke vendosur në çdo copë nga një pirun të vogël druri, shoqëruar me salcë për mishin e kuq. Por copat e mishit mund t’I alternojmë edhe në shkopinj të vegjël duke i alternuar me perime si speca, qepë, kërpudhë.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja