Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Birjan me mish qingji e oriz dhe Kadaif me rikota/ Alba nga Tirana fituesja e sotme

Receta e parë: Birjan me mish qingji dhe oriz

Përbërësit:

800 gr mish qingji

2 qepë mesatare

4 lgj vaj

320 gr oriz (2 filxhan çaji)

Nenexhik i thatë

Kripë dhe piper i zi

6 filxhanë çaji lëng mishi

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e qingjit. Në një tigan të thellë kaurdiset qepa deri sa të bëhet transparente dhe të zverdhet pak. Shtojmë orizin dhe i kaurdisim të dyja qepë dhe oriz bashkë. Shtojmë lëngun e mishit në raport 1 masë oriz dhe 3 masa lëng mishi, pra gjithsej 6 filxhanë çaji lëng mishi për 2 filxhanë oriz. Shtojmë pak nenexhik, kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-200ºC deri sa lëngu të përthithet dhe të jetë gatuar një pilaf i shkrifët, rreth 25-30 minuta.

Receta e parë, pjesë e kuicit tonë të përdirshëm kushton 820 lekë dhe ka qenë Alba nga Tirana, telefonuesja jonë e fundit e cila është bërë fituese e tij. Pasi uroi të gjithë gëzuar festën e Fiter Bajramit dhe komplimentoi Zonjën Vjollca për gatimet e saj të mrekullueshme, Alba gjeti saktë koston e Birjanit me mish qingji dhe oriz. Të gjitha amvisat mund të bëhen pjesë e kuicit duke telefonuar në numrin 044 400 101 dhe të kenë mundësi të fitojnë 2000 lekë të reja nga Conad.

Birjan me mish qingji e oriz

Receta e dytë: Kadaif me rikota

Përbërësit:

Shërbeti:

1 gotë sheqer

1e 1/2 gotë ujë

1 lugë gjelle lëng limoni

 

350 gr kadaif

170 gr gjalp

250 gr rikota

50 gr fruta të thata

Përgatitja:

Fillimisht përgatitet shërbeti. Vendosim përbërësit e shërbetit në tenxhere dhe i lëmë të valojnë për 5 minuta nga momenti i zierjes. Presim gjalpin dhe pasi të kemi bërë fije fije kadaifin e përziejmë me gjalpin. Ngrohim tiganin në temperaturë mesatare, shkrijmë 1 lugë kafe gjalp dhe përhapim në të gjithë tiganin gjysmën e kadaifit. Përhapim mbi të gjithë sipërfaqen rikotën duke e mbuluar atë me kadaifin e mbetur. Rregullojmë anët duke i dhënë formë rrumbullake. E ngjeshim lehtë me lugë druri dhe e lëmë të piqet për 5 minuta. Vendosim një pjatë mbi të dhe e kthejmë kadaifin. Para se të vendosim në tigan 1 lugë kafe gjalp, vendosim kadaifin e kthyer. E lëmë 5 minuta, gjithmonë në temperaturë mesatare. E shërbetosim në tigan të mxehtë dhe më pas e shërbejmë në një pjatë. Kaurdisim frutat e thata për 3 minuta dhe mbulojmë sipër kadaifin me rikota.

Kadaif me rikota

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë