Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Biskota me limon dhe Makarona me ton e limon

Biskota me limon

Përbërësit:

1 vezë

100 gr sheqer

100 ml vaj

1 bustinë pluhur pjekës

Lëkura e 1/2 limon

Lëngu i 1/2 limon

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Vendosim një vezë të plotë në një tas dhe shtojmë sheqer, vaj, pluhur pjekës, lëkura e ½ vaj limon dhe 300 gr miell duke e shtuar atë gradualisht dhe duke e punuar brumin derisa të formohet  një brumë i butë dhe elastik. Bëjmë një role me brumin dhe e ndajmë në 2-3 cm në pjesë me qëllim që biskotat të dalin me të njëjtën madhësi. Bëjmë sfera mesatare dhe i lyejmë dhe i lyejmë me sheqer pluhur e më pas i vendosim në një tepsi ku kemi futur letër pjekje. Vendosim biskotat në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.

Makarona me ton dhe limon

Përbërësit:

320 gr spaghetti

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër 

Lëkura e 1 limoni

Lëngu i 1 limoni

250 gr ton në kuti

Majdanoz

Kripë

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të valuar, kripë, dhe makaronat.

Ngrohim vajin e ullirit dhe kavardisim 1 thelpi hudhër të grirë hollë për plus lëngun e limonit, dhe e lëmë të ziejë për një minutë tjetër. Shtojmë peshkun e kulluar dhe e trazojmë përsëri për një minutë sa të marrin valë. Shtojmë makaronat dhe i trazojmë duke shtuar edhe majdanozin e grirë shumë hollë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat