Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bukë me vezë, djathë e perime dhe Mëlçi pule me verë e rrush
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00
Redaksia 28 Tetor 2019, 10:32 | Përditesimi: 28 Tetor 2019, 12:16
250 gr perime miks (qepë të njoma, speca, brokoli)
150 gr djathë cheddar
125 gr mozzarella
Bishta qepe të njomë
Përgatitja: Pastrojmë bukën nga koret dhe pasi të lyejmë një tavë me pak gjalp, vendosim fetat e bukës në të gjithë sipërfaqen e tavës si bazë.
Në një tas vendosim 8 kokrra vezë, shtojmë në të kremin pana dhe i rrahim së bashku. Shtojmë proshutën në kubikë dhe qepën e njomë, pjesën e bardhë, brokolin në lule të vogla, specin në kubikë të vegjël, djathin cheddar në rende dhe po ashtu mozzarellën në rende, kripë dhe piper i zi.
E shtojmë vezën e përzierë në djathë dhe perime mbi bazën me bukë. E spërkatim sipër me bar qepe të grirë imët ose me bishta qepe të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.
Ngrohim vajin në tigan në nxehtësi mesatare dhe kavardisim qepën për 3-5 minuta derisa të zbutet dhe të zverdhet pak.
Shtojmë mëlçitë e pulës, kripën dhe piperin dhe i gatuajmë ato për 2-4 minuta, duke i trazuar lehtë derisa të zverdhen pak.
Gjatë kohës që gatuajmë mëlçitë kavardisim pa yndyrë stikat e pishës.
Shuajmë mëlçitë dhe qepën me verë. Shtojmë pak krem pana , rrushin e prerë në gjysmë, spinaqin dhe i lëmë të vlojë, duke shtuar në fund stikat pishës. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë të ngrohtë.