Receta e parë: Byrek me mish të grirë dhe patate
Përbërësit:
1 pako peta
1 qepë
350 gr mish të grirë
800 gr patate
1 tufë majdanoz
krip + piper të zi
100 ml vaj
1 kokërr vezë
200 ml qumësht
Përgatitja:
Fillimisht presim qepën në kubikë të vegjël. Patatet i qërojmë dhe i presim dhe ato në kubikë. Vendosim një tigan me 4 lugë vaj dhe kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim atë deri sat ë thërrmohet. Shtojmë patatet dhe I trazojmë së bashku me mishin dhe qepën për 5 minuta. I rregullojmë me kripë, piper dhe në fund shtojmë dhe majdanozin të grirë hollë. Në një tas përziejmë një kokërr vezë me vaj dhe qumësht. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë petët duke I spërkatur çdo dy petë me pak vaj trazuar me qumësht dhe vezë. Mbushjen e shtrojmë në mes të petëve duke e mbuluar përsëri me petë të spërkatura ( çdo dy petë) me vaj trazuar me qumësht dhe vezë. Në fund mbledhim anët e petëve dhe e lyejmë sipërfaqen e byrekut me qumështin me vezë. E vendosim byrekun të piqet në temperaturën 200º Celsius për 30-35 minuta.
Jona nga Tirana u bë sot fituesja e 2000 lekëve të reja me vetëm një telefonatë. Ajo gjeti vlerën prej 480 lekësh, aq sa kushtonte receta dhe arriti të bëhej fituese. Në të njëjtën mënyrë, me vetëm një telefonatë në numrin 044 400 101 dhe duke gjetur vlerën e saktë se sa kushton receta
Byrek me mish të grirë e patate
Receta e dytë: Supë krem rukola
Përbërësit:
1 qepë e vogël
3 thelpi hudhër
800 ml lëng perimesh
150 gr patate
200 gr rukola + 100 ml pana
kripë + piper + arrë moskat
100 gr krem kosi
30 gr parmixhan
vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim tenxheren në zjarr. Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën për 5 minuta. Shtojmë hudhrat, i trazojmë pak dhe shtojmë lëngun e perimeve e pataten e zierë në kubikë. Presim rukolan vrazhdë dhee shtojmë në tenxhere për 1 minutë. Shtojmë kripë, piper e arrë moskat. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem. Në fund shtojmë 2 lugë gjelle pana e parmixhan dhe e vendosim për pak në zjarr. Sa të marrë valë, e largojmë dhe menjëherë e shërbejmë duke e zbukuruar me rukola.