Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Byrek me mish, qepë e domate dhe Supë me krem selinoje

Byrek me mish, qepë dhe domate

Përbërësit:

 1 pako peta

 vaj

 3 qepë +2 thelbi hurdhër

 400-500 gr mish I grirë

1 filxhan kafe oriz

 nenexhik I thatë 1kg

kripë + piper të zi

Përgatitja:

Në një tigan fillimisht vendosim qepët e prerë ne kubikë te vegjël , pak kripë dhe i vendosim kapakun sipër,dhe lëme 5 minuta .

Shtojme 2 lugë vaj ulliri dhe i kavardisim përsëri gjatë ,deri sa ajo te bëhet trasparente pa i dhënë ngjyra .

Shtojmë mishin e grirë dhe i kavardisim sëbashku me qepët  derisa  mishit i ndryshojë ngjyrë + domatet I bashkojmë me orizin +kripë e piper të zi dhe e bëjmë të marrë vetë.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim, 2 petë duke i spërkatur me vaj të përzierë në ujë, ose 1 vezë +80ml vaj  + 1 gotë qumësht dhe duke e marë spërkatim petët në cdo dy petë

Mbushjen mund ta vendosim në mes pasi të kemi futur 6 petë, pastaj vendosim mbushjen dhe në mes 4 petë të tjera, gjithmonë duke I spërkatur në cdo dy petë .

Pasi mbushjen mund të vendosim nga pak në cdo dy petë , gjithmonë pasi kemi futur si bazë të paktën 4 petë .

Zgjedhja është cilën nga mënyrat do të zhgjidhni.

Në fund mblidhni enët, spërkatni sipër me yndyrë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 150 – 200 gradë celsius për 25-30 mnuta .

E largojmë nga furra e lemë të pushoi 15 minuta dhe e shërbejmë me sallatë ose dhallë apo supë.

 

Supë me krem selino

Përbërësit:

1 lugë gjalp

1 presh, vetëm pjesa e bardhë

400 gr rrënjë selinoje ose selino

1 patate

600 ml lëng pule ose ujë

perime dekoruese

1 kungull

1 karrotë

kripë + piper + arrëmoskat

Përgatitja:

Shtojmë gjalpin në tenxhere , kavardisim preshin të prerë në fije të holla + selinonë + patate të prera shumë hollë +kungull .

Shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë të ziejë për 15 minuta .

Kungullin dhe karrotën e presim në kubik shumë të vegjël dhe I fusim vec e vec , që  të ziejë në ujë të vluar në kripë për 5 minuta , menjëherë i kullojmë ,i vendosim në ujë me akull.

Pasi të ziejmë perimet në tenxhere,  shtojmë kremin , ulim temperaturën dhe e lemë të ziejë 5-10 min.

Kalojmë supën në blendër dhe e kthejmë në krem, e rregullojmë atë  në kripë dhe arrëmoskat .

Shërbejmë supën duke e vendosur brenda në1/2 e kubeve të kungullit + karrotë .

Shtojmë mbi të kremin e selinos përsëri dhe disa kubikë kungulli dhe karrote.

Vendosim mbi supë përsëri disa kubikë kungulli dhe karrote, nëse dëshironi edhe gjethe majdanozi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat