Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Çomlek me peshk dhe Bullgur me erëza

Receta e parë: Çomlek me peshk

Përbërësit:

1,2 kg peshk (levrek, qefull ose koc)

800 gr qepë të vogla

100 ml vaj

2 kokrra hudhra

100 ml pure domate

½ lk sheqer

Kripë dhe piper i zi

 3 lgj uthull rrushi

2 gjethe dafine

Miell

½ gotë verë e bardhë

Përgatitja:

Presim peshkun. Qepët i presim më katërsh. Hudhrat i presim vetëm pak në majë dhe tek bishti. Peshkun e pudrosim pak me miell dhe e skuqim. Në tiganin e peshkut shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët deri sa të zbuten pak . shtojmë kripë , piper të zi, hudhrat, salcën e domates , pak sheqer, 150 ml ujë. I lëmë qepët të vlojnë  dhe shtojmë pak uthull e majdanoz. Vendosim qepën në një tavë . shtojmë në të dafinë. Vendosim copat e peshkut dhe më pas spërkatim me pak verë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.

Receta e dytë: Bullgur me erëza

Përbërësit:

1 gotë bullgur i trashë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 lugë margarinë

2 lugë çaji nenexhik

1 lugë kafeje kerri

1 lugë kafeje piper i kuq

1 lugë kafeje piper i kuq i ëmbël

1 lugë kafeje ppiper i zi

1 lugë kafeje kripë

2 gota ujë të zier

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe margarinën për të shkrirë. Pasi të ketë shkrirë, shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim deri sa të ketë marrë ngjyrën rozë. Më pas shtojmë bullgurin e trashë. Pasi shtojmë kripën dhe erëzat, i kaurdism të gjitha edhe për një minutë më shumë. Shtojmë ujin e zier dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pasi bullguri të ketë zier, e lëmë për 20 minuta të pushojë dhe më pas e servirim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit