Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Ëmbëlsirë greke dhe Kunguj të mbushur me rikota dietike

Ëmbëlsirë greke (pita portokall)

Përbërësit:

1 pako peta

5 kokrra vezë

1 gotë sheqer

2 portokallë (lëkura)

1 gotë salcë kosi

1 pako sheqer vanilje

1 pako pluhur pjekës

1 gotë lëng portokalli

1 gotë vaj ulliri

Shërbeti

3 gotë sheqer

1 gotë lëng portokalli

1 gotë ujë

Lëkura dhe lëngu i gjysmë limoni

1 shkop kanellë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, salcën e kosit, pluhurin pjekës, sheqerin vanilje, lëkurën e portokallit, vajin, i përziejmë derisa të na formohet një masë kremoze.

Petët sic janë të palosura fillojmë dhe i presim në shirita me gjerësi 2 cm. I shkriftojmë me duar dhe duke i copëtuar. Mund t’i vendosim dhe në furrë për ti tharë në temperaturë 90 gradë Celsius, për 1 orë. Zgjedhja është e juaja!

Vendosim petët në tasin ku kemi përgatitur kremin dhe I përziejmë me pirun derisa petët të përthithin komplet kremin.

Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shktrojmë ëmbëlsirën. E nivelojmë me tepsi dhe vendosim në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius, për 45-50 minuta, kur sipërfaqja e ëmbëlsirës të ketë marrë ngjyrë të artë.

Ndërkohë përgatism shërbetin. Vendosim të gjithë përbërësit në një tenxhere: sheqerin, ujin, lëngun e portokallit, lëkurën e limonit, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe shkopin e kanellës.  Nga momenti I zierjes e lëmë 5-8 minuta dhe e largojmë nga zjarri. Nxjerrim ëmbëlsirën, e lëmë të ftohet sat ë jetë e vakur e më pas e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.

 

Kunguj të mbushur me rikota dietike

Përbërësit:

4-5 kunguj të njomë

250 gr rikota

2 lugë gjelle pesto

2 lugë gjelle parmixhan i grirë

500 gr domate

Borzilok

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë kungujt, i pastrojmë ato dhe i presim në copa me gjatësi 6 cm. I pastrojmë nga tuli duke formuar hapësirën e një tubi.

Vendosim një tenxhere me ujën të vakur me kripë  dhe I ziejmë kungujt për 4-5 minuta. I largojmë dhe I lëmë të ftohen.

Përziejmë rikotën së bashku me 2 lugë gjelle pesto, ose e përgatisim vetë me borzilok, hudhra, vaj ulliri, stika pishe dhe kripë. Shtojmë 2 lugë gjelle parmixhan dhe I përziejmë së bashku. Mbushim hapësirat e kungullit me rikotën e trazuar.

Ndërkohë në një tigan me pak vaj dhe një thelpi hudhër, shtojmë domatet, borzilokun, sa të marrë valë, shtojmë kungullin e mbushur I trazojmë herë pas here në një temperaturë të ulët. E rregullojmë shijen me kripë dhe I lëmë në zjarr për 25 minuta.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë