Receta e pare: Fileto pule me kerri dhe perime

Përbërësit:

600 gr fileto pule

1 qepë

1-2 speca

1 kungull i njomë

2 lk salcë kerri

50 ml ujë

4 lgj vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan, shtojmë në të qepën e grirë në fije. E kaurdisim deri sa të ulë pak volumin, shtojmë specat e prera në shirita, kungullin e pastruar nga fijet dhe të prerë në gjysmërrathë. I lëmë perimet të gatuhen sa të ulin volumin. I largojmë nga tigani në një tas dhe i lëmë mënjanë.

Ndërkohë fileoton e larë dhe të tharë e presim në shirita me gjatësi 3-4 cm. Pasi largojmë perimet nga tigani shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, mishin e pulës, e kaurdisim deri sa të ndryshojë fillimisht ngjyrë dhe më pas të gatuhet.

Në një filxhan ujë tresim 2 lugë kafe kerri. Shtojmë perimet në tigan ku kemi mishin dhe i trazojmë duke shtuar kerrin e tretur. Shtojmë dhe pak kripë dhe i lëmë të marrin një valë për 2-3 minuta.

I shërbejmë duke shtuar si bazë 1 kupë oriz me mishin e pulës me perime dhe kerri.

Fileto pule me kerri e perime

Receta e dytë: Pite e shpejtë në tigan me qepë dhe erëza

Përbërësit:

1 vezë

1 gotë qumësht

1 gotë miell

1 lk pluhur pjekës

150 gr djath kaçkavall i butë

2-3 qepë të njoma

2 lgj erëza (kopër, majdanoz)

Kripë dhe pak vaj

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezën me kripë, qumësht, miell, pluhur pjekës, djath e kaçkavall të grirë në rende. Shtojmë qepët e prera në unaza të holla dhe erzat dhe i trazojmë mirë duke e lënë brumin të pushojë së paku për 15 minuta.

Ngrohim tiganin, shtojmë pak vaj që të ngrohet dhe shtojmë në të brumin. E nivelojmë mirë në tigan dhe i vendosim kapakun.

E kthejmë me ndihmën e një kapaku ose pjate. E mbulojmë përsëri me kapak dhe e lëmë për 5 minuta e kur të jetë pjekur dhe poshtë e shërbejmë duke e ndarë në porcione.

Pite e shpejtë në tigan me qepë e erëza