Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Fogaçe e butë dhe biftek viçi me krem patate

Receta e parë: Fogaçe e butë

Përbërësit:

500 gr miell

7 gr maja birre

2 lgj sheqer

30 ml vaj

1 lç kripë

300 ml qumësht i vakët

250 gr domate qershi

Përgatitja:

Në  një tas vendosim miellin e situr dhe në të shtojmë majanë, sheqerin, vajin e kripën. I përziejmë miellin me produktet e thata dhe më pas shtojmë qumështin e vakur. E përziejmë mirë me një lugë dhe më pas e vendosim brumin në tryezën e punës dhe e punojmë mirë me dorë deri sat ë na formohet një brumë jo i fortë. Vendosim brumin përsëri në një tas dhe bëjmë një prerje kryq mbi të dhe e mbulojmë me qese duke e lënë brumin të pushojë për 2 orë.

Pas 2 orëve brumin e vendosim në tepsi ku kemi shtruar një letër pjekje duke e spërkatur me vaj ulliri. Nivelojmë brumin me majat e gishtave në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. E lyejmë përsëri me vaj ulliri dhe i japim shijen që dëshirojmë me domate, ullinj, thjesht me vaj dhe rozmarinë të freskët, me salcë fomate, me qepë, me feta të holla patate etj.

Zgjedhja është sipas dëshirës tuaj. Mund dhe ta prisni brumin në kuleçë, ti hapni ato gjithmonë me duar dhe majat e gishtave dhe të bëni disa shije.

Fogaçe e butë

Receta e dytë: Biftek viçi me krem patate

Përbërësit:

4 biftek viçi

1 patate

250 ml lëng mishi

Kripë dhe piper

Vaj ulliri

Speca mix ose perime

Përgatitja:

Marinojnë mishin me kripë dhe piper e vaj pasi i kemi prerë dhe rrahur me çekiç. Në një tigan salce vendosim 1 patate mesatare të qëruar dhe prerë në copa. Shtojmë 250 ml lën mishi, kripë, piper të zi, 2 lugë gjelle dhe e lëmë pataten të ziejë për 20 minuta.

Ndërkohë nxehim tiganin mirë dhe vendosim biftekët për ti pjekur deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë. E kthejmë nga ana tjetër dhe e lëmë të piqet përsëri. E largojmë dhe e lëmë të pushojë. Në tigan shtojmë pak vaj dhe kaurdisim specat apo perimet që preferoni ju. Servirim duke vendosur salcën, perimet . perimet mund ti vendosni edhe në pjatë dhe 1 lugë gjelle bolllgur, kuinoa apo kus kus dhe 1 fetë limon.

Biftek viçi me krem patate
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale