Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Gjellë me kunguj të njomë dhe Makarona me dy salca
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08:45 – 10:00.
Redaksia22 Prill 2019, 10:37 | Përditesimi: 22 Prill 2019, 11:45
Vendosim tiganin në zjarr dhe kaurdisim qepën e thatë sa të zbutet mirë. Shtojmë edhe qepën e njomë të prerë në unaza dhe i përziejmë mirë. Shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim deri sat ë ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet. Shtojmë kripë e piper të zi, domaten e prerë në kubikë ( pa lëkurë) dhe e lëmë të ziejë për 7-10 minuta. Lajmë thajmë kungujt dhe i presim ata në kubikë me brinjë 1,5 cm. sjtojmë 1 filxhan ujë në momentin që zien domatja me mishin. Në një tigan tjetër kaurdisim kungujt sa të zbuten pak me pak vaj. Në momentin që zien mishi dhe domatja, shtojmë kungujt, 3 lugë gjelle oriz dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Shtojmë në fund kopër dhe e shërbejmë.
Gjellë me kunguj të njomë
Receta e dytë: Makarona me dy salca
Përbërësit:
250 gr makarona
2 lgj vaj ulliri
1 thelb hudhër
200 ml pure domate
2 lgj salcë domate
2 lgj salcë xhenoveze
Kripë
Përgatitja:
Vendosim tenxheren me ujë për të zier. Shtojmë kripë, makarona dhe i lëmë të ziejnë për 7 minuta. Ndërkohë vendosim tiganin me 2 lugë gjelle vaj, 1 thelb hudhër, purenë e domates, 2 lugë gjelle pesto xhenoveze dhe i përziejmë së bashku duke shtuar dhe pak ujë nga makaronat. Largojmë makaronat, i kullojmë ato dhe i përziejmë në tigan me 2 salcat e përziera. I shërbejmë të ngrohta.