Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Jufka me pulë dhe Sallatë bullguri me avokado

Receta e pare: Jufka me pulë (tradita dibrane)

Përbërësit:
1 pulë fshati
400 gr jufka
100 gr gjalp
Rozmarinë, dafinë, trumzë
Kripë dhe piper
1 kokërr qepë 

Përgatitja:

Presim pulën në racione dhe më pas e lajmë, e e thajmë. Valojmë 1 litër ujë dhe vendosim racionet e pulës për të valuar duke shtuar në të kripë dhe erëza t që dëshironi. ( trumzë, rozmarinë, dafinë). Në një tigan shkrijmë gjysmën e gjalpit dhe kaurdisim qepën e grirë në rende, pa i dhënë ngjyrë. E lëmë sat ë zbutet pak dhe shtojmë kripë e piper të zi. Shtrojmë jufkat në një tepsi. Shpërndajmë mbi të gjalpin me qepqn. Mund të vendosim dhe pak gjalp tek tuk dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180ºC për 7 minuta deri sa jufkat të zverdhen pak. Nëse do të bëni më pak se 400 gr mund ti kaurdisni edhe në tigan së bashku me qepën e më pas i shtroni në tepsi.

I nxjerrim nga furra dhe shtojmë në tepsi lëngun e pulës (duke i kulluar erëzat). Lëngu duhet të jetë baraz ose nën nivelin e jufkave. Vendosim dhe copat e pulës mbi to. Vendosim mbi çdo copë pule pak fare gjalp dhe më pas vendosim tepsinë në furrë për 10-15 minuta deri sa copat e pulës të zverdhen pak, por edhe jufkat të kenë përthithur komplet lëngun e mishit.

Jufka me pulë (tradita dibrane)

Receta e dytë: Sallatë me bullgur dhe avokado

Përbërësit:
2 fç ujë të valuar
1 avokado 
2 domate të qëruara
2 speca 
4,5 qepë të njoma
1/2 tufë majdanoz 
4 lgj vaj ulliri 
Lëngu i 1 limoni
1/2 l kumin
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim bullgurin në një tenxhere me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe ujin e valuar.e fikim sobën dhe e lëmë të mbuluar me kapak për 15 minuta. Presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël. Vendosim perimet në një tas . Pasi të jetë zbutur bullguri, e vendosim në një tas duke e thërrmuar me pirun. Shtojmë mbi bullgurin perimet e prera në kubikë. Në një tas përgatisim limon , kripë, vaj e piper. I përziejmë mirë dhe e shtojmë mbi sallatë. I trazojmë dhe e shërbejmë  të zbukuruar me feta avokado.

Sallatë me bullgur dhe avokado

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin