Receta e parë: Kek me banane dhe çokollatë

Përbërësit:

3 vezë

180 gr sheqer

100 ml vaj olim

150 gr kos

2 banane

100 gr niseshte

250 gr miell

1 pako pluhur pjekës

70 gr çokollatë e zezë

Përgatitja:

Në një tas përziejmë 3 vezë të plota. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin dhe përziejmë përsëri. Shtojmë kosin e bananet e shtypura me pirun ( të kthyera në pure). I përziejmë së bashku në tas me rrahësen e vezëve. Shtojmë niseshtenë dhe përsëri e përziejmë me mixerin e vezëve. Shtojmë miellin përzier me pluhur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një brum jo shumë i trashë. Në fund shtojmë çokollatën, e përziejmë dhe e vendosim brumin në një tepsi të lyer me yndyrë. E pudrosim me miell dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180ºC për 40-45 minuta.

Kjo recetë kushton 300 lekë dhe ishte Karmelina nga Shkodra ajo që arrit ta gjente vlerën e saktë. Në quiz-in e kuzhinës mund të bëheni të gjithë pjesëmarrës për tu bërë fitues i vlerës 2000 lekë nga Conad, vetëm duke gjetur sa kushton receta e më pas duke telefonuar në numrin 044 400 101

Kek me çokollatë dhe banane

Receta e dytë: Kontorno e shpejtë

Përbërësit:

4 patate mesatare të ziera

1 qepë e kuqe

3 speca me ngjyrë

rigon

kripë

vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patatet me lëkurë dhe I ziejmë për 20 minuta. Qepën e presim në katërsh e më pas në fije. Pastrojmë specat dhe I presim në gjysma e më pas në shirita me trashësi 1,5 cm. ngrohim vajin dhe në fillim shtojmë qepën, e kaurdisim për 5 minuta dhe më pas shtojmë specat duke vazhduar kaurdisjen së bashku që bashku me qepët. Shtojmë kripë dhe i lëmë specat të zbuten. Qërojmë patatet dhe I presim ato në feta rrumbullake, me trashësi 0,5 cm. Shtojmë patatet në tigan dhe vazhdojmë përzierjen së bashku për 5-7 minuta të tjera. Shtojmë ndërkohë dhe rigonin dhe pasi të ketë kaluar kjo kohë, I largojmë perimet nga zjarri dhe këtë kontorno (garniturë) mund ta shërbejmë me çfarëdolloj  mishi, viçi, pule etj.

Kontorno e shpejtë dhe e shijshme