Receta e parë: Kulaç me patate, erëza dhe djathë

Përbërësit:

4 kokrra vezë

1 gotë kos

1 gotë vaj

1-2 gota miell

1 lç pluhur pjekës

Kripë

3 qepë të njoma

1/2 tufë kopër

3 patate mesatare

150 gr djathë

Kripë dhe piper

Susam

Përgatitja:

Në një tas të madh rrahim vezët, vajin, ksoin, miellin me pluhurin pjekës dhe formojmë një brum si të kekut. Qepët i grijmë shumë hollë në unaza, shtojmë ½ tufë kopër, patatet i presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm dhe djathin e thërrmojmë.

Të gjithë këto përbërës i shtojmë tek brumi dhe i trazojmë me një lugë druri. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe e pudrosim me miell. Shtojmë në të brumin e përzier me patatet dhe djathin dhe pasi kemi niveluar e spërkatim me pak susam. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 190-200ºC për 25-30 minuta.

Kulaçi i gatuar nga Zonja Vjollca kushton 320 lekë. Nardi nga Tirana i cili u bë pjesë e quiz-it të sotëm arriti të gjente vlerën e saktë se sa kushton receta dhe në këtë mënyrë u bë fitues i 2000 lekëve të reja. Pjesë e quiz-it dhe fitues gjithashtu mund të behëni të gjithë ju duke telefonuar në numrin dhe duke gjetur sa kushton receta që po gatuan Zonja Vjollca

Kulaç me patate, erëza e djathë

Receta e dytë: Supë me mish të grirë dhe kos

Përbërësit:

1 kokërr qepë e vogël

200 gr mish i grirë

1 karrotë

2 lgj miell

1 kokërr vezë

400 ml kos

Majdanoz

1/2 lç nenexhik i thatë

Kripë dhe piper i zi

2 lgj gjalp

Përgatitja:

Qepën të grirë shumë imët e kaurdisim me 1 lugë gjalpë derisa të zbutet, më pas shtojmë mishin e grirë  dhe e trazojmë herë pas here derisa mishi të thërrmohet dhe të zverdhet pak. Më pas shtojmë pak kripë, majdanozin e grirë, nenexhikun, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe 4 gota ujë dhe e lemë supën të ziejë për 10-15 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim vezën me pak miell dhe kos dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë  kremoze. Shtojmë tek supa ½ gotë ujë të ftohtë më pas menjëherë shtojmë kosin me vezë dhe e lemë sa të marrë valë duke e trazuar ngadalë.

Në një tigan shkrijmë pak gjalpë me pak piper të kuq dhe shtojmë nga një lugë para se ta servirim.

Supë me mish të grirë e kos