Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Lazanjë me kungull dhe Supë e ftohtë me avokado

Receta e parë: Lazanjë me kungull

Përbërësit:

12-20 peta lazanjë

1 qepë e vogel

800 gr kunguj te njomë

100 gr karrota

70 gr gjalp

60 gr miell

1litër qumësht

kripë+piper i zi

arrë moskat

100 gr parmixhan

Përgatitja:

Fillimisht 2 kunguj I grijmë në rende dhe pasi të ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri I kaurdisim për pak minuta sa të ulin volumin.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin deri sa ai të ziejë në gjalp. Shtojmë gradualisht qumështin duke vazhduar përzierjen me tel dore. Sapo beshameli të ziejë, rregullojmë shijen me kripë, piper e arrë moskat. Shtojmë kungujt e grirë të kaurdisur me beshamel dhe I përziejmë së bashku. Në po atë tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim një qepë të vogël, karotë të prerë në fije, kungujt të prerë në rrathë të hollë, deri sa të ulin volumin.

Lyëjmë tepsinë me pak beshamel në të gjithë sipërfaqen. Vendosim petat e lazanjës duke i lyer përsëri me beshamel dhe duke shtuar disa kunguj me karrotë. Pudrosim me parmixhan dhe dhe vendosim petë mbi të. Lyejmë me beshamel kungujt me parmixhanë

Receta e dytë: Supë e ftohtë me avokado

Përbërësit:

2 kastraveca

1 limon

1 thelpi hudhër

300 ml lëng perimesh

2 avokado

400 gr kos

kripë + piper i zi

1-2 domate

3 lgj vaj ulliri

nenexhik i freskët

Përgatitja:

Fillimisht presim kastravecat për së gjati. Largojmë farat dhe më pas i presim në kubikë të vegjël. Ruajmë mënjanë 1 lugë kubikë kastraveci për dekor në fund. Vendosim kubikët e kastravecit në një enë të thellë ku shtojmë 300 ml lëng perimesh, 1 thelb hudhër, lëng limoni dhe tulin e avokados. Rreth 1 lugë me kubikë avokadoje e lëmë gjithashtu për dekor.

Kalojmë kastravecin, avokadon dhe hudhrën në blender duke i kthyer në pure. Shtojmë më pas kosin, pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. E kalojmë përsëri në blender për një minutë.

Presim domatet më katërsh, largojmë lëngun dhe farat e tyre dhe tulin e presim në kubikë të vegjël. Më pas domatet i përziejmë me avokado dhe me kastravec duke shtuar dhe erëzat. E shërbejmë më pas supën e ftohtë me avokado duke vendosur në qendër të pjatës pak kubikë kastraveci dhe avokadoje dhe 1 lugë çaji vaj ulliri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal