Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Makarona furre me kungull e bizele dhe Supë me pulë e makarona

Makarona furre me kungull dhe bizele

Përbërësit:

320 gr makarona

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër

400 gr kungull të njomë

200 gr bizele

250 gr proshutë koto

Kripë dhe piper i zi

40 gr parmixhan

Për beshamelin:

50 gr gjalp

50 gr miell

500 gr qumësht

250 gr rikota

Kripë, arrëmoskat

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar.

Ndërkohë përgatisim beshamelin. Ngrohim qumështin dhe e aromatizojmë atë me arrëmoskat. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e trazojmë derisa mielli fillon të ziejë në gjalp dhe të zverdhet. Shtojmë qumështin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht me tel dore derisa salca të lidhet dhe të valojë. Shtojmë kripën dhe dhe e lëmë t’i bjerë vala dhe më pas shtojmë rikotën duke e trazuar vazhdimisht me tel dore.

E vendosim në një tas duke i vënë sipër salcës celefon që të mos zërë cipë, në temperaturë ambienti.

Pastrojmë kungujt dhe i presim në dysh për së gjati, e më pas në gjysmërradhë me trashësi 4 mm.

Ndërkohë në tenxheren me ujë të valuar shtojmë makaronat dhe i lëmë në zierje 2 minuta më pak se koha e gatimit.

Ngrohim vajin, shtojmë në të 1 thelpi hudhër, kungujt, bizelet, i lëmë në tigan për 3-4 minuta, shtojmë proshutën në kubikë, kripë, piper dhe i trazojmë së bashku për 2 minuta.

Pasi makaronat të jenë zier aldente, i kullojmë dhe i shtojmë në tiganin me kunguj, i përziejmë së bashku duke shtuar në të beshamelin, i trazojmë dhe më pas i vendosim në një tavë duke i niveluar makaronat. E mbulojmë sipërfaqen me djathë parmixhano. Vendosim tavën në furrë, në temperaturë 240 gradë Celsius, për 8 minuta në Grill.

Supë me pulë dhe makarona

Përbërësit:

400 gr krahë pule

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 presh (pjesa e bardhë)

2 karrota

1 domate

1.2 litër lëng pule

1 filxhan makarona të vogla

Kripë, piper i zi

Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim tenxheren në furrë për të valuar. Pastrojmë mishin e pulës dhe e shtojmë në tenxhere për të zier derisa mishit të shkëputet nga kocka. (Largojmë mishin dhe e largojmë nga kockat dhe lëkura.)

Ndërkohë në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kavardisim preshin të prerë shumë hollë. Shtojmë karrotat në kubikë dhe domaten në rrathë, shtojmë lëngun e pulës duke e kulluar në sitë. Makaronat i vendosim të ziejnë duke mos e mbuluar tenxheren me kapak.

Copëtojmë mishin e pulës dhe e shtojmë në supë. Pasi kalojnë 10 minuta, shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë dhe e servirim të ngrohtë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta