Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Makarona furre me pulë e perime dhe Fërgesë me speca e domate/ Elvi nga Korça, fituesi i sotme

Receta e parë: Makarona furre me pulë dhe perime

Përbërësit:

1 qepë e madhe

2 thelpinj hudhër

500 gr fileto pule

2 speca me ngjyrë

1 lugë gjelle salcë domate

1 lugë çaji kumin

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Kripë dhe piper i zi

400 gr makarona (pene)

60 gr djath i integruar

125 gr djath mozzarella

Beshameli:

70 gr gjalp

4 lugë gjelle miell

1 litër qumësht

Kripë, piper dhe arrë moskat

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin vajin dhe kaurdisim për 5 minuta qepën të prerë në kubikë, hudhrën e copëtuar, fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë specat e e prerë në kubikë të vegjël dhe i trazojmë. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate, kumin, piper të kuq, majdanoz, kripë e piper të zi. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere me ujë të valuar e kripë dhe ziejmë makaronat për 9-10 minuta, 3-4 minuta më pak se minutazhi i zierjes.

Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalp për 2-3 minuta. E shuajmë me qumësht duke tretaur me tel vezësh vazhdimisht deri sa beshameli të valojë. Shtojmë kripë, piper e arrë moskat. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas. I trazojmë me mishin e pulës që përgatitëm në tigan dhe I trazojmë së bashku.

Lyejmë tavën me pak beshamel. Shtrojmë një shtresë me pure dhe përzierjen. Hedhim gjysmën e beshamelit, spërkatim me djath dhe shtrojmë shtresën tjetër të makaronave me mish. E nivelojmë dhe e mbulojmë me beshamel. Spërkatim me djath dhe feta mozzrela e më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.

Elvi nga Korça ishte fituesi i sotem i cili me anë të një telefonate në numrin 044 400 101 arriti të bëhej fitues e 2000 lekëve të reja. Kjo recetë e përgatitur nga Zonja Vjollca kushton 680 lekë e ashtu si Elvi të gjithë ju mund të bëheni fitues vetëm duke bërë disa llogari të vogla e duke u bërë pjesë e quizit tonë. 

Makarona furre me pulë e perime

Receta e dytë: Fërgesë me speca dhe domate

Përbërësit:

800 gr speca

Vaj për skuqje

800 gr domate të pjekura

4 theloinj hudhër

1 lugë çaji sheqer

Kripë

100 gr djath

2 kokrra vezë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë specat dhe mund ti piqni ose ti skuqni në tigan. I vendosim në një tas dhe i mbulojmë për 10 minuta e më pas i qërojmë lëkurën. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhrat, domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. Shtojmë sheqer dhe e lëmë domaten të ziejë për 10-15 minuta. Shtojmë kripë deri sa të shterojë lëngu. Shtojmë djathin të thërrmuar, specat e prerë në copëza ose dhe të plota si të preferoni. Rrahim 2 kokrra vezë dhe e shpërndajmë mbi fërgesë. Pas një minute e fikim sobën dhe e mbulojmë tiganin me qëllim që veza të mpikset.

Fërgesë me speca e domate
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë