Receta e parë: Mish qingji tavë me pestil

Përbërësit:

800 gr  mish qingji

3-4 qepë mesatare

1 copë pestil

Vaj ulliri

1 fk oriz

1 lç piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Presim mishin në racione dhe e vendsoim për të zier. Presim pestilin në copëza të vogla dhe e evendosim në ujë të vakët që të zbutet. Në një tenxhere skuqim qepën e grirë hollë. Shtojmë piperin, lëngun e mishit dhe lëmë qepën që të ziejë. Pak më vonë shtojmë dhe orizin, pestilin dhe e lëmë të ziejë deri sa orizi të ziejë plotësisht.

Vendosim copat e mishit në tavë. Shtojmë sipër qepën e përgatitur dhe vendosim tavën në furrën e parangrohur për 20 minuta.

Mish qingji tavë me pestil

Receta e dytë: Spinaq me oriz

Përbërësit:

1 kg spinaq

Vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 tufë qepë të njoma

1 fk oriz

Kripë,  piper, arre moskat

Kopër ose nenexhik

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë spinaqin dhe e vendosim në ujë të valuar me kripë për 1-2 minuta. E kullojmë dhe më pas e presim.

Në tenxhere me vaj ulliri kaurdisim një qepë të thatë sat ë zbutet, shtojmë qepët e njoma të grira hollë, orizin dhe vazhdojmë ta kaurdisim pak. Shtojmë lëng mishi ose ujë dhe kur orizi të jetë gjysëm i zier. Shtojmë spinaqin, koprën ose nenexhikun. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat.

Nëse dëshironi gjatë kaurdisjes së qepës mund të shtoni pak salcë nëse e preferoni.

Spinaq me oriz