Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pandispanjë me sherbet dhe Kuskus me perime

Pandispanjë (me sherbet)

Përbërësit:

8 vezë ( në temp. ambienti)

240 gr sheqer

240 gr miell

Sherbeti

700 gr sheqer

500 ml ujë

2 feta limon

Përgatitja:

Vendosim vezët e plota në një tas. Fillojmë t’i rrahim duke shtuar pak kripë sa të marrin dy gishtat e dorës.  Rrahim vezët duke shtuar pak nga pak sheqer. Ky process zgjat 10 minuta, derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin e tyre.

Shtojmë pak nga pak miellin e situr, duke e përzierë me tel dore ose lugë druri.

Hedhim brumin në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të pudrosur me miell. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 170 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë në tenxhere kemi vendosur sheqer, ujë të ftohtë, imon dhe vanilje. E lëmë të ziejë vetëm 7 minuta nga momenti i zierjes. Pasi pandispanja të jetë ftohur, e presim në racione dhe hedhim sherbetin e ngrohtë, e lëmë pandispanjën të ftohet plotësisht dhe e shërbejmë.   

Kuskus me perime

Përbërësit:

150 gr kuskus

200 ml ujë i valuar

1 patëllxhan i madh

1 spec i kuq me tul

1 karrotë

2 kunguj të njomë (të vegjël)

1/2 lugë kafe kurmuma

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë perimet dhe I presim ato në kubikë me brinjë 1 cm.

Vendosim perimet në tigan, shtojmë në të 4 lugë gjelle vaj ullri dhe fillojmë të kaurdisim në temperaturë mesatare për 20-25 minuta. Hedhim kripë, piper të zi dhe kurkuma.

Ndërkohë duke u gatuar perimet vendosim kuskusin në një tas. Shtojmë 200 ml ujë të valuar dhe mbulojmë tasin me një pecetë. E lëmë të mbuluar për 5-10 minuta, më pas e thërrmojmë me majën e pirunit. Shtojmë në një pjatë si bazë kuskusin dhe e mbulojmë me perime. E shërbejmë të ngrohtë, por mund ta servirim edhe të ftohtë.


 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin