Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Panine të mbushura me djathë e domate dhe Supë vjeshte. Sot edhe quizi "Sa kushton receta?"

Panine të mbushura me djathë dhe domate

Përbërësit:

500 gr miell

4 gr maja birre e thatë

1 lugë gjelle sheqer

250 ml qumësht (i vakur)

1 vezë

60 ml vaj Olim

Kripë

Mbushja

1 domate e madhe

125 gr mozzarella

Pak vaj dhe qumësht për lyerje në fund

Susam

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, shtojmë majan e thatë, sheqerin dhe i përziejmë sëbashku me miellin, shtojmë qumështin dhe e përziejmë me lugë, shtojmë kripë, vezë, vaj dhe e trazojmë brumin duke e punuar me dorë në tavolinën e punës për 10 minuta, e vendosim në tas të lyer me vaj, e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë për 2-3 orë.

Më pas vendosim brumin në tavolinë dhe e fillojmë të hapim me majën e gishtave derisa të formohet një petë e trashë, e nivelojmë mirë duke I dhënë formën e një pete të trashë 4-5 mm.

Presim domatet dhe mozzarellën në kubikë të vegjël, i përziejmë me erëzat që dëshirojmë.

Petën e ndajmë në shirita me gjerësi 5 cm, i lyejmë me furçë me vaj ulliri komplet shiritat. Çdo shirit e ndajmë në dy pjesë, pra gjerësia 5 cm dhe gjatësia 15-20 cm.

Në fillim të çdo shiriti vendosim një lugë gjelle me mbushje, e mbështjellim role duke mbyllur skajet dhe e vendosim në një tepsi. Kështu veprojmë me të gjitha pjesët e brumit, duke i vendosur në tepsi me largësi 1 cm nga njëra tjetra. I lëmë përsëri të mbuluara të pushojnë 15 minuta. Në fund I lyejmë me vaj e qumësht të pushojë 15 minuta.  Në fund i lyejmë me vaj e qumësht dhe i spërkatim me susam. I vendosim në furrë për tu pjekur në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 25 minuta. Pitet e mbushura janë gati! Ju bëfshin mirë!

Supë vjeshte

Përbërësit:

300 gr fileto pule

2 thelpinj hudhra

400 gr pure domate

2 karrota

2 patate mesatare

 2 speca të kuq

4 qepë të njoma

200 gr qiqra (të ziera)

Kripë dhe piper i zi

1 majë luge spec pikant

1 lugë çaji sheqer

2 lugë gjelle lëng limoni

Vaj ulliri

Pak gjalp

Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim vajin dhe gjalpin dhe sapo të shtrijë gjalpi, kavardisim fileton e pulës të prerë në kubikë mesatarë. E skuqim derisa mishi të zverdhet.

Shtojmë purenë e domates, 1 lugë çaji sheqer dhe elëmë të ziejë derisa të marrë valë.

Të gjitha perimet e prera në kubikë të vegjël I shtojmë në tenxhere të pakavardisura, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe I lëmë të ziejnë për 15 minuta.

Në 5 minutat e fundit, domethënë pas 10 minutash shtojmë limon, qiqrat dhe majdanozin. I lëmë 5 minuta sat ë marrin shijen e njera tjetrës dhe supa e vjeshtës është gati!

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë