Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Patate të mbushura me proshutë e krem djathi dhe Patate me qumësht e djathë

Receta e parë: Patate të mbushura me proshutë dhe krem djathi.

Përbërësit:

-          6 patate të mëdha (sa grushti)

-          Vaj + kripë

-          150 gr proshutë coto

-          200 gr krem djathi

-          40 gr qepë të njomë (bishtat)

-          400 gr salcë bechamel

-          150 gr mozzarella

Përgatitja:

Patatet i lajmë  mirë dhe më pas i lyejmë me pak vaj ( me gjithë lëkurë), i spërkatim me kripë dhe i vendosim në një tavë. Tavën me patate e fusim në furrë në temperaturën 170°C, për 45 minuta.

Pasi të kalojnë 45 minuta, largojmë patatet nga furra dhe bëjmë një prerje për së gjati në një të tretën (⅓) e patates.

Pasi t’i kemi hequr patatet nga furra, pastrojmë tulin e patates dhe e vendosim atë në një tas, më pas pataten e shtypim me një pirun. Këtë pure që formuam e shtojmë në një tepsi.

Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me 6 patatet e mbetura. ⅔

Pastrojmë tulin e patates duke lënë muret anësore (0.5 cm) dhe tulin e patates që pastruam e vendosim në një tas.

Shtojmë në tas proshutën në shirita të shkurtër, kremin e djathit dhe bishtat e qepëve të njoma. I përziejmë mirë dhe me një lugë mbushim patatet dhe i vendosim me mbushje nga proshuta, nga poshtë, në tepsinë ku kemi shtruar bazën me patate, pra me kokë poshtë.

Ndërkohë përgatitim bechamelin. Për të përgatitur bechamelin na duhen 2 lugë gjelle gjalp, 2 lugë gjelle miell, 400 ml qumësht, kripë, piper dhe armoskat. Mbulojmë patatet me bechamel dhe mbi të vendosim nga pak djathë mozzarella. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 190°C për 25 minuta.

E servirim një patate në bazë pureje me sallatë mix.

 

 

Receta e dytë: Patate me qumësht dhe djathë.

Një recetë e thjeshtë në tigan.

Përbërësit:

-          600 gr patate

-          1 e ½ e lugës gjalp

-          ½ gotë qumësht

-          100 gr djathë kaçkavall i butë

-          2 lugë parmixhan i grirë

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet dhe i presim ato në feta. Lyejmë një tigan me gjalp ambienti dhe sipërfaqen e tiganit e mbulojmë me feta patateje. Mbi patate shpërndajmë përsëri disa cifla të vogla gjalpi. Me ndihmën e një luge spërkatim patatet me 3-4 lugë qumësht.

Shpërndajmë disa feta të holla me djathë të butë kaçkavall, si për shembull djathë prevolo ose emental dhe e pudrosim lehtë me parmixhan.

Shtresën me djathra e mbulojmë sërish me patate dhe përsëri e spërkatim me  copëza gjalpi, qumësht, djath të butë  dhe parmixhan.

Tiganin e mbulojmë me një kapak dhe e vendosim të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta. Më pas, tiganin e vendosim në furrë, në grill, për 5 minuta në temperaturën 190°C, derisa siperfaqja të marrë një ngjyrë të artë dhe parmixhani të bëhet krokant.

Kjo recetë mund të serviret me sallatë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën