Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Patëllxhanë me salcë e parmixhan dhe Njoki me bizele e vezë

Receta e parë: Patëllxhanë me salcë dhe parmixhanë

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

3 kokrra vezë

3-4 lgj miell

vaj për skuqje

2 thelpi hudhër

750 gr domate pure

borzilok

3 lgj vaj ulliri

krip + piper të zi

250 gr mozzarela

40 gr parmixhano i grirë

Përgatitja:

Patrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta të gjata, të trasha 7-8 mm. I vendosim ato në një tas dhe i spërkatim me kripë. I lëmë 15 minuta dhe më pas i shtrydhim dhe i thajmë duke i nxjerrë ujin e tyre. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë 2 thelpinj hudhër, purenë e domates, borzilokun, kripën, dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta. Ndërkohë në një enë vendosim vezët e rrahura, kripë dhe në një enë tjetër vendosim miell e piper të zi. Vendosim një tigan me vaj dhe kalojmë fillimisht fetat e patëllxhanit në miell. I pudrosim ato lehtë e më pas i kalojmë në vezë nga të dy anët dhe më pas i skuqim deri sat ë marrin ngjyrë të artë.

Vendosim në një tepsi 3 lugë gjelle salcë. Shtrojmë si bazë në të gjithë sipërfaqen feta me patëllxhanë. Shpërndajmë mbi patëllxhanë mozzarella, pudrosim me parmixhan dhe përsëri shpërndajmë salcë. Vazhdojmë sërish me patëllxhanë, mozzarella, parmixhan  deri sa të mbarojmë fetat e patëkkxhanit. Në fund e mbyllim me salcë dhe parmixhan. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.

Kjo recetë e Zonjës Vjollca kushton 630 lekë. Sot nuk patëm një fitues, pavarësisht telefonatave të shumta, megjithatë me disa llogaritje të vogla, ju mund të bëheni fitues të 2000 lekëve të reja vetëm duke telefonuar në numrin 044 400 101.

Patëllxhanë me salcë e parmixhan

Receta e dytë: Njoki me bizele dhe vezë

Përbërësit:

500 gr njoki

200 gr bizele

200 gr rukola

30 gr gjalp

1/2 qepë

200 ml pana gatimi

100 ml ujë nga zierja e njokit

30 gr parmixhan i grirë

1 vezë për racion

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim vezët për të zier 7 minuta. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim qepën të prerë në fije. Shtojmë kripë e piper të zi dhe e lëmë deri sa të zbutet. Shtojmë njokit, bizelet dhe i lëmë të ziejnë deri sa njokit të ngrihen në sipërfaqe të ujit. Shtojmë rukolën të pastruar dhe të prerë vrazhdë dhe e lëmë të ziejë për 1 minutë. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë që qepa është zbutur mirë, shtojmë kremin pana, gjysmë gote uji nga lëngu i zierjes së njokit, parmixhanin e grirë dhe i përziejmë mirë. Tek kjo salcë që gatuam shtojmë njokit me bizele e rukola dhe i përziejmë për 1 minutë. Menjëherë i shërbejmë të ngrohta duke vendosur një vezë të zier në mes të pjatës.

Njoki me bizele e vezë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen