Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Patëllxhanë të mbushur e Sallatë me kus kus e perime/ Elvi nga Tirana fituesi i sotëm

Receta e parë: Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

400 gr qepë

200 gr speca

500 gr domate

1 lugë sheqer

1 lk piper i kuq

1 kokërr hudhër

1 tufë majdanoz

Pak rigon

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët, më pas i bëjmë vertikalisht patëllxhanëve 3 prerje për së gjati me një distancë mesatare duke krijuar 3 xhepa tek prerjet të cilat nuk i çojmë deri në fund. I spërkasim me pak kripë hapësirat që premë dhe i lëmë të nxjerrin ujin për 15-20 minuta. Më pas i fshijmë, nëse dyshoi se keni hedhur shumë kripë, i shpëlajmë dhe më pas i thajmë mirë. Vendosim tiganin me vaj ulliri dhe skuqim lehtë patëllxhanët sa të zbuten pak dhe i vendosim në një pjatë. Në tiganin ku skuqëm patëllxhanët vendosim qepët të prera në feta dhe i lemë derisa të zverdhen pak duke i hedhur herë pas here nga një lugë ujë me qëllim që të zbutet mirë. Shtojmë specat dhe këta të prera në gjysëm rrethi në gjatësinë e qepës. I lemë pak dhe shtojmë domatet në kubikë mesatare së bashku me pak sheqer. I lëmë domatet të ziejnë për 7 minuta dhe më pas shtojmë hudhrat të prera në feta për së gjati, majdanozin e grirë vrazhdë, kripën dhe piperin e zi. Me këtë masë mbushim hapësirat e patëllxhanëve duke i vendosur në një tavë. Nëse tepron pak mbushje e vendosim atë midis patëllxhanëve. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta. Nëse shohim që po shteron lëngu mund të shtojmë 1 filxhan kafeje ujë.

Kjo recetë e zonjës Vjollca kushton 360 lekë dhe ishte Elvi nga Tirana ai që gjeti vlerën e saktë duke u bërë fitues i vlerës 2000 lekë të reja. Ashtu si Elvi edhe ju mund të bëheni fitues duke gjetur koston e saktë të recetës dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101

Patëllxhanë të mbushur 

Receta e dytë: Sallatë me kus kus dhe perime

Përbërësit:

200 gr kus kus

1 kastravec

2 tufa majdanoz

1 spec i kuq

1 spec jeshil djegës

2 karrota

2 domate

2 qepë të kuqe

2 kokrra limon

2-3 lugë gjelle uthull

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Vendosim kus kusin në një tas. Shtojmë në të pak kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në raportin 1 me 1, pra një masë kus kus dhe një masë ujë të valuar dhe e trazojmë pak. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta.

Lajmë perimet. Majdanozin e grijmë hollë dhe e lëmë mënjanë. Domatet i pastrojmë nga lëngu dhe farat dhe I presim në kubikë shumë të vegjël. Të gjitha perimet i grijmë shumë imët me dorë ose me grirësen e qepës apo me rende.

Përziejmë më pas perimet e grira me majdanozin e grirë imët. I shtojmë perimeve pak kripë dhe i trazojmë përsëri. Shtojmë kus kusin e gatuar dhe të ftohur. I trazojmë së bashku duke i dhënë shije në fund me dresingun e përgatitur me lëng limoni, uthull e vaj. E shërbejmë sallatën duke i dhënë formën që dëshirojmë.

Sallatë me kus kus e perime

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare