Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Patëllxhanë të mbushur me gjizë e parmixhan dhe Zemër viçi me qepë e erëza

Receta e parë: Patëllxhanë të mbushur me gjizë dhe parmixhan

Përbërësit:

800 gr patëllxhanë

500 gr gjizë

kripë+ piper i zi

50 gr parmixhan

majdanoz

400 gr pure domate

borzilok

125 gr mocarela

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 180ºC-190ºC. Presim patëllxhanët në feta për së gjati dhe pasi i pudrosim me pak miell i kalojmë në një skuqje të lehtë. Në një tas vendosim gjizën, kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë, parmixhan të grirë dhe i trazojmë mëirë. Tasin e lëmë mënjanë.

Në tasin me pure domate vendosim në të gjithë sipërfaqen gjysmën e salcës. Vendosim në dërrasën e punës 1 fetë patëllxhanë. Bendosim në të 2 lugë çaji gjizë duke e hapur në të gjithë sipërfaqen e patëllxhanit. E bëjmë role dhe i vendosim në tavë me mbyllje nga poshtë. Kështu vazhdojmë me të gjitha fetat e patëllxhanit.

Patëllxhanë të mbushur me gjizë e parmixhan

Receta e dytë: Zemër viçi me qepë dhe erëza

Përbërësit:

1 zemër viçi (700 gr)

50 gr pançetë

2 qepë të vogla

2 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

trumzë+ borzilok

rozmarinë

20 gr miell

1 lgj gjalp

3 lgj vaj ulliri

½ gotë verë të bardhë

1 fç lëng mishi

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Presim zemrën e viçit në dy copa të mëdha. Presim erzat hollë dhe i përziejmë me pançetën. Në një tigan me gjalp e vaj shtojmë pançetën të përzier me erzat. E kaurdisim pak duke shtuar më pas qepët dhe hudhrat e grira hollë duke i kaurdisur në zjarr të dobët. Pudrosim zemrat me miell dhe i vendosim 2 copa të mëdha duke I shtuar kripë e piper të zi. I skuqim mirë deri sa të marrin ngjyrë. I shuajmë me verë dhe pak më vonë shtojmë lëngun e mishit. E lëmë të ziejë 20 minuta në zjarr mesatar pastaj e largojmë zemrën, e ndajmë në feta dhe e spërkatim me salcën e mbetur. Mund ta shoqërojmë me patate në furrë.

Përbërësit e kësaj recete të gatuar nga Zonja Vjollca kushtojnë 520 lekë, por asnjë prej telefonuesve nuk e gjeti vlerën e saktë. Megjithatë pjesë e quiz-it mund të bëheni secili prej jush duke telefonuar çdo ditë gjatë gatimit të zonjës Vjollca në numrin 044 400 101 dhe do të keni mundësi të fitoni 2000 lekë të reja. 

Zemër viçi me qepë e erëza

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen