Receta e parë: Peshk me fruta të thata
Përbërësit:
2 peshq (Koc ose Levrek)

4 lgj majdanoz
2 thelpi hudhra
100gr bajame
1 spec pikant i kuq
Kripë, Piper i zi
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Lajmë dhe thajmë peshkun dhe e spërkatim me pak kripë. Ndërkohë në grirësen e qepës vendosim 1 e ½ tufë majdanoz të copëtuar , 2 thelpinj hudhër, bajamet, kripë e piper të zi dhe gjysmën e specit pikant. I kalojmë në grirje jo plotësisht. Bajamet nuk duhet të grihen shumë , që ti ndjejmë kur ti konsumojmë. Shtojmë pas grirjes 2 lugë gjelle vaj ulliri. Lyejmë tavën me yndyrë , vendoim peshkun të ndarë horizontalisht ose të filetuar. E mbulojmë me bajamet dhe majdanozin e grirë.
Ndërkohë në tenxheren me ujë të valuar ziejmë patatet 4 minuta . i kullojmë, i vendosim në task u shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe rozmarinë dhe i vendosim në anë të peshkut. I vendosim në furrë në temperaturën ┤ºC për 18-20 minuta. Më pas i shërbejmë.
Receta e dytë: Karkaleca me salcë avokado
Përbërësit:
300 gr karkaleca
1-2 avokado
2lgj lëng lajm (limon jeshil)
1lgj salcë kosi + 1 lgj krem kosi
1 thelpi hudhër
½ spec pikant i kuq
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Karkalecat e pastruar i lajmë, i thajmë dhe i skuqim në tigan me pak vaj. Shtojmë 1 thelpi hudhër dhe i skuqim për 3 minuta deri sa ato të ndryshojnë ngjyrë. Në një enë të thellë vendosim avokadon e prerë në kubikë, lëng llime dhe vaj ulliri, kripë e piper. I kalojmë në blender deri sat ë formohet një salcë e lidhur. Mbushim 1/3 e gotëve, vendosim anash 1 fetë limon , 2-3 karkaleca, pak spec pikant të prerë në kubikë dhe e shërbejmë.
Komente

