Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Petulla të fshira dhe Makarona me salcë dhe ton

Receta e parë: Petulla të fshira

Përbërësit:

500 gr miell

1 litër ujë

Kripë

6 kokrra vezë

2 lugë gjelle vaj ose gjalp i tretur

 1 lugë gjelle gjalp për lyerjen e tiganit

Për mbushjen:

5 lugë gjelle vaj ulliri

6-7 thelpinj hudhër

 200 gramë djathë i bardhë

Përgatitja:

Vendosim ujin dhe miellin në një tas dhe i trazojmë mirë me telin e vezëve, derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë përzierjen derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze. Në fund shtojmë kripën dhe 2 lugë vaj.

Ngrohim tiganin në temperaturë mesatare dhe e lyejmë atë me pak gjalpë ose vaj duke e fshirë tiganin dhe më pas shtojmë një garuzhde me brumë duke e hapur në të gjithë sipërfaqen e tiganit, njësoj siç veprojmë me krepat. E lemë 2 minuta të piqet dhe e kthejmë duke e pjekur petullën e fshirë nga të dy anët. Kështu veprojmë derisa të mbarojë i gjithë brumi.

Lyejmë një tavë të vogël me pak gjalpë ose vaj ulliri dhe vendosim petullat e shtrira duke vendosur mbi çdo petull pak djathë të thërrmuar, hudhrat e grira imët dhe pak vaj ulliri. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petullave, e spërkasim në fund sipërfaqen me djathë, hudhër dhe pak gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 20 minuta.

 

Receta e dytë: Makarona me salcë dhe ton

Përbërësit:

320 gr makarona

2 lugë gjelle vaj

½ qepë 

300 gr pure patate

Kripë

200 gr peshk ton në kuti

150 ml pana

Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm, të valuar, shtojmë kripën dhe makaronat dhe i lemë të ziejnë aq minuta sa shkruhet në paketim.

Ndërkohë vendosim tiganin me vaj për ta ngrohur. Shtojmë qepën me fije dhe e kavardisim atë derisa të zbutet.

Shtojmë purenë e domates + 30 ml ujë plus kripë dhe e lemë të ziejë për 5 minuta duke e trazuar herë pas here. Shtojmë peshkun ton të kulluar nga yndyra apo uji i kutisë dhe e përziejmë me salcën. Shtojmë panën dhe vazhdojmë përzierjen. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tiganin e salcës, i trazojmë mirë duke I spërkatur me majdanoz para se t’i servirim.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale