Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Pilaf bullguri me mish dhe Sallatë me fasule

Receta e parë: Pilaf bullguri me mish

Përbërësit:

500 gr tul viçi

1 lgj gjalp

2 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 lgj salcë domate

1,5 gotë bullgur i trashë

3 gota lëng mishi ose ujë i nxehtë

Kripë dhe piper i kuq

Pak rigon

Përgatitja:

Lajmë, thajmë mishin dhe e presim atë në kubikë mesatarë. E vendosim në tigan pasi ngrohim 1 lugë gjelle vaj dhe e kaurdisim deri sat ë gatuhet duke shtuar pak kripë e piper të kuq. Në fund pasi të jetë gatuar mishi, e spërkatim me pak rigon.

Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo gjalpi të shkrijë, shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël. E kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet, shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate dhe e kaurdisim së bashku me qepën për 1 minutë.

Shtojmë bullgurin dhe i përziejmë se bashku me pak kripë e 3 gota lëng mishi të valuar. E përziejmë dhe ulim temperaturën në mesatare. Vendosim kapakun dhe e lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta. Më pas largojmë tenxheren, mbulojmë bullgurin me pecetë e më pas me kapak dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta të tjera.

Më pas shërbejmë bullgurin e ngrohtë duke i vendosur mbi të copa mishi të skuqur dhe të aromatizuar me rigon.

Pilaf bullguri me mish

Receta e dytë: Sallatë me fasule

Përbërësit:

1 gotë fasule të kuqe të ziera

1 gotë fasule të bardha të ziera

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

Majdanoz, kopër, nenexhik

Pak sallatë jeshile

50 gr arra

4 lgj vaj ulliri

3 lgj uthull e kuqe

¼ lëng limoni

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim specat në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm. I vendosim në një tas dhe i trazojmë me fasulet e kuqe, fasulet e bardha, majdanozin dhe koperën të grirë imët, disa gjethe nenexhiku dhe arrat e copëtuara pak. Në fund shtojmë vajin e ullirit, uthullën, lëngun e limonit dhe kripë dhe e trazojmë, më pas e servirim në pjatancë ku kemi shtruar disa gjethe sallate jeshile.

Sallatë me fasule

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen