Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Pilaf bullguri me qiqra/ Qumështor kosove/ Sallatë me finok dhe portokall

Receta e parë:  Pilaf  bullguri me qiqra 

Përbërësit
1 lgj vaj ulliri 
1 lç gjalp 
2 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër 
1 lgj salcë speci 
1 lgj salcë domate 
2 fç bullgur i trashë 
1/2 karrotë 
400 gr qiqra të ziera 
1 lgj trumzë e thatë 
1 lç nenexhik i thatë 
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën e grirë në kubikë të vegjël. E kaurdisim atë derisa të bëhet transparente. Shtojmë dhe hudhrën e shtypur pak e të grirë imët, salcën  dhe i trazojmë të gjitha së bashku. Shtojmë bullgurin dhe i kaurdisim mirë me qepën dhe salcën. Shqtojmë qiqrat e ziera, karrotën e grirë në rende , piper të zi, kripë, trumzë, nenexhik dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Shtojmë 4 filxhan ujë të valuar, i vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë bullgurin për 15 minuta. Më pas e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta të tjera. Më pas e shërbejmë me turshi dhe pak kos.

Pilaf  bullguri me qiqra 

Receta e dytë: Qumështor kosove(kajmaçin )

Përbërësit:
10 kokrra vezë 
10 lugë sheqer
1,2 litër qumësht

Përgatitja:
Rrahim vezët të plota në një tas, shtojmë 10 lugë sheqer dhe i rrahim derisa sheqeri të shkrijë. Më pas shtojmë qumështin të vakur dhe e trazojmë mirë  me tel dore derisa të shohim që sheqeri ka shkrirë plotësisht.

E hedhim kremin e përgatitur në një tepsi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi e nxjerrim ëmbëlsirën nga furra e lemë të ftohet plotësisht, më pas e presim me thikë në katrore dhe e shërbejmë të ftohtë.

Qumështor kosove(kajmaçin )

 

Receta e tretë: Sallatë me finok dhe portokall

Përbërësit:
2 finokë
2 portokaj 
10 ullinj të zi pa bërthamë 
1 qepë e kuqe
4 lgj vaj ulliri
2 lgj lëng portokalli 
2 lgj lëng limoni 
Kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht presim qepën në feta dhe e vendosim atë në një tas me ujë. Ndërkohë presim finokun në ½, e pastrojmë nga fletët e jashtme të trasha, largojmë dhe pjesën e fortë të brendshme dhe më pas e presim në feta të holla duke filluar nga fundi i saj në drejtim të kundërt.

Filetojmë më pas dhe portokallin dhe në një pjatë ose në një tas vendosim finokun dhe filetot e portokallit. Pasi kullojmë qepën e shtypim lehtë dhe e vendosim mbi fetat e portokallit. Ullinjtë i presim në unaza dhe i shtojmë në një pjatë.

Vendosim në një tas vajin e ullirit, dy lugë lëng portokalli, 2 lugë lëng limoni dhe kripë i trazojmë mirë së bashku derisa të krijohet një masë e trashë si salcë dhe spërkasim sallatën të cilën e servirim menjëherë duke e aromatizuar me pak nenexhik të freskët ose me gjethet e finokut.

Sallatë me finok dhe portokall

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin