Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pulë me arra dhe Karamele xhelatinë me fruta

Pulë me arra

Përbërësit:

1 pulë mesatare

3 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

30 gr miell gruri

30 gr miell misri

1.2 litër lëng pule

200 gr arra

6 thelpinj hudhra

2 lugë gjelle uthull

Pak gjalp për spërkatje

1 lugë kafe piper i kuq

Përgatitja:

Pastrojmë pulën dhe e ndajmë në racione. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë ziejmë copat e pulës për 20 minuta. Më pas largojmë copat e pulës, i vendosim në një tavë me ½ garuzhde lëng dhe i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe vajin, kavardisim miellin derisa të marrë ngjyrë lajthi. E shuajmë me lëngun e pulës duke e trazuar vazhdimisht që të mos bëhet salca me kokrriza. E lëmë salcën në kosistencën që preferoni.

Shtypim hudhrat dhe i trazojmë në uthullën dhe e shtojmë tek lëngu. Hdhim edhe kripë e piper të zi. Shtypim arrat mirë me qëllim që të nxjerrin yndyrën e tyre dhe pasi ta largojmë salcën nga zjarro shtojmë arrat dhe nuk e vendosim më tenxheren për të valuar. Salcën mund ta lëmë në tenxhere dhe kur e servirim e vendosim në pjatë salcën e më pas mishin e pulës ose vendosim salcën në një tav, shkrijmë gjalpin dhe një lugë kafe piper të kuq, e spërkatim sipër salcën me të dhe mbi to vendosim pastaj copat e pulës. Ju bëftë mirë!

Karamele xhelatinë me fruta

Përbërësit:

18 gr xhelatinë

150 gr lëng frutash (portokalli)

150 gr sheqer

1 1/2 lugë gjelle lëng limoni

Sheqer për pudrosje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim xhelatinën për ta zbutur në ujë.

Shtrydhim portokallet dhe e vendosim në një tigan salce, shtojmë në të sheqerin dhe lëngun e limonit. Në momentin që lëngu i portokallit zien, shtojmë xhelatinën e zbutur. E përziejmë mirë derisa ajo të shkrijë plotësisht.

Vendosim stampë silikoni në një pjatë dhe mbushim format. Më pas vendosim karamelet për tu ngurtësuar në frigorifer për 2-3 orë.

Pas kësaj kohe i nxjerrim karamelet nga forma dhe i rrotullojmë në sheqer të imët, i vendosim në një pjatë ose kupë. Ju bëftë mirë.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja