Receta e parë: Pulë me kërpudha dhe salcë kosi e pjekur në furrë

Përbërësit:

500 gr fileto pule

2 qepë mesatare

500 gr kërpudhra

2 speca të kuq

2 thelpi hudhër

1 lç miell

vaj + krip + piper të zi

250 gr krem kosi

2 vezë

20 gr kaçkavall i grirë

 Përgatitja:

Fillimisht pjekim 2 speca të kuq. I qërojmë lëkurën. Lajmë filetot e pulës dhe pasi i thajmë ato i presim në kubikë (sa një kafshatë). Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim mishin. Shtojmë pak kripë dhe e skuqim atë deri sat ë zverdhet pak.  Më pas e largojmë nga tigani. Po aty shtojmë përsëri dhe 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë kërpudhat të prera dhe ato në kubikë. I kaurdisim së bashku deri sa kërpudhat të ulin volumin. Presim specat në shirita, hudhrat I grijmë hollë dhe i shtojmë ato në tiganin me kërpudha. I pudrosim me 1 lugë çaji vegeta (erza të thata), I përziejmë mirë duke shtuar 1 lugë gjelle miell dhe duke shtuar mishin e pulës.

Në një tas rrahim 2 vezë të plota dhe kremin e kosit. I përziejmë së bashku dhe e shpërndajmë sipër mbi mish dhe kërpudha. E lëmë sa të fluskojë, e pudrosim sipër me pak kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20 minuta.

Kjo recetë kushtoi 820 lekë. Pas hsumë telefonatave në studion e “Rreze Dielli”, ndjeksëit nuk dhanë shifrën e saktë se sa kushton receta. Megjithatë pjesë e quizit tonë mund të bëheni çdo ditë duke telefonuar në numrin 044 400 101, e kështu do të keni mundësinë të bëheni fitues i 2000 lekëve të reja.

Pulë me kërpudha dhe salcë kosi e pjekur në furrë

Receta e dytë: Tiramisu pjeshke

Përbërësit:

300 gr biskota savojard

500 gr maskarpone

200 ml pana te ëmbël

500 gr komposto

80 gr sheqer pluhur

100 gr biskota amaret

Lëngu i kompostos

50 ml shurup amareti

Përgatitja:

Në një tas përziejmë pana, sheqer, mascarpone dhe I rrahim së bashku. Kullojmë komposton dhe lëngun e ndajmë veç nga pjeshkat. Tek lëngu shtojmë dhe shurup amareti. Pjeshkët I presim në kubikë duke ruajtur 4 gjysma për dekor. Në një tepsi vendosim biskotat duke i lagur ato më parë me lëng pjeshke. Shtrojmë mbi to një shtresë me maskarpone dhe më pas shpërndajmë pjeshkët në kubikë. Thërrmojmë biskotat dhe i pudrosim pjeshkët. Përsëri shtresë me savojard të lagur me lëng kompostoje. E mbulojmë me maskarpone duke e zbukuruar me feta pjeshke dhe gjethe nenexhiku.

Tiramisu pjeshke