Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pulë me lëng dhe Byrek me spinaq në tigan. Sot kuici "Sa kushton receta" u fitua nga Enola

Pulë me lëng

Përbërësit:

1 rosë ose pulë

1 qepë e madhe

1 lugë çaji piper i kuq

2 lugë gjelle pure domate

2 lugë gjelle lëng limoni

2 lugë gjelle oriz

3 vezë

3 lugë gjelle miell

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri, 1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Ndajmë pulën në racione. E kaurdisim në tenxhere me pak gjalp dhe e mbulojmë me ujë me kripë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta.

Në tigan kaurdisim qepën me pak vaj, derisa të marrë ngjyrë të artë, shtojmë piperin, purenë e domates dhe e shuajmë me pak lëng pule, duke I dhënë dhe një valë për 5 minuta.

Më pas shtojmë qepën në tenxhere te lëngu I pulës, orizin e shpëlarë dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta bashkë me pulën. Në një tas rrahim vezët, lëngun e limonit, miellin, duke I trazuar derisa të formohet një salcë, e shuajmë me një gotë uji të ftohtë dhe e përziejmë mirë.

Largojmë copat e pulës edhe I vendosim në një tepsi, bashkojmë lëngun e pulës me vezët dhe miellin, duke e lënë fillimisht lëngun e pulës ti ulet temperatura që mos të na priten vezët.

Shtojmës komplet masën në tenxhere në tepsinë me copat e pulës.

Mund të vendosni disa copëza gjalpi. E vendosim masën në furrë, në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.

 

Byrek me spinaq në tigan

Përbërësit:

500 gr miell

280 ml ujë

Kripë

Për mbushjen:

500 gr spinaq

1 vezë

2 lugë gjelle vaj

Kripë, arrëmoskat

Majdanoz

250 gr djathë i bardhë

Përgatitja:

Zëmë brumin si për byrek dhe e ndajmë në kulaçë të vegjël sa një arrë.

I hapim kulaçët në diamet 10-15 cm. I lyejmë me pak vaj dhe I bashkojmë 2 e nga 2.

Spinaqin të grirë dhe të pastruar e kullojmë mirë, shtojmë erëzat, kripë e arrëmoskat, vaj, djathin e thërrmuar dhe I trazojmë.

Hapim petën e bashkuar në dysh në një diametër 20 cm dhe përhapim spinaqin në gjithë sipërfaqen, duke bërë një prerje nga qendra në anë fillojmë e palosim petën në formë trekëndëshe.

Lyejmë tiganin me vaj dhe pjekim byrekun duke i vendosur kapakun. E kthejmë dhe e pjekim edhe nga ana tjetër duke I vendosur sërish kapakun.

Byrekut mund t’I jepni  formën që dëshironi.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë